E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pret damarët 23-vjeçarja për xhelozi

 

TIRANE - Një vajzë 23-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj mesditën e djeshme, duke prerë damarët e dorës majtë. Jolinda J., 23 vjeçe, banuese në Tiranë ka mbërritur në Spitalin Ushtarak rreth orës 14:40 të ditës së djeshme në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza kishte një prerje të konsiderueshme në dorën e majtë pranë kyçit, çka i kishte shkaktuar asaj hemorragji të konsiderueshme. Sipas burimeve dhe stafit mjekësor të spitalit ushtarak, vajza kishte prerë damarët e dorës së majtë në tentativë për të kryer vetëvrasje. Shkak për ngjarjen sipas burimeve të policisë mësohet të jetë bërë një grindje në familje. Dyshimet e para flasin për një konflikt për motive xhelozie, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Gjendja e 23-vjeçares me banim në Tiranë sipas burimeve të policisë ka qenë e rëndë, për shkak se ajo kishte humbur sasi të konsiderueshme gjaku. Mjekët kanë pohuar se ajo ishte drejt stabilizimit, pavarësisht se gjendja e saj ishte e rëndë. Rasti i djeshëm ka qenë i dyti i kësaj natyre në Spitalin Ushtarak, ndërsa më parë ishte shënuar një rast vetëhelmimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›