E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim tregtari nga Turqia

 

TIRANE- Biznesmeni turk kërcënon me armë në qendër të kryeqytetit një 31-vjeçar. Ozer Tekin pronar i subjektit “Ilal” sh.p.k, me kombësi turke me banim në Tiranë është shpallur në kërkim nga policia e Komisariatit nr.3 në kryeqytet me akuzën e kanosjes me armë. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Panorama”, nga burime të Komisariatit të Policisë nr.3, të cilët pohuan se ngjarja ka ndodhur me 31 janar 2008, në ambientet e një lokali në ish-parkun “Rinia” në qendër të Tiranës në rrugën “4 Shkurti”. Mes dy personave ka pasur një debat, që më pas është shoqëruar edhe me konflikt fizik. Kjo ka bërë që pronari i subjektit turk “Ilal” të kërcënojë me armë 31-vjeçarin nga Tirana. Ky i fundit ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë nr.3, në kryeqytet dhe pas kallëzimit, blutë kanë shpallur në kërkim biznesmenin turk.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›