Tadiç: Kosova nuk ka vend në BE
Ndryshe nga të gjithë diplomatët ndërkombëtarë që deklarojnë se Kosova do të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane, për liderin serb këto deklarata dhe shpresa e krijuar për vërtetësinë e tyre janë një vrimë në ujë. Në prononcimin e tij të parë të këtij viti për situatën në Kosovë dhe të ardhmen e saj, Tasdiç ka deklaruar se “Iluzionet se Kosova me dominim shqiptar mund të bëhet një shtet i respektueshëm dhe një hapësirë e civilizuar, ku njerëzit jetojnë të lirë pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare, bie në ujë”. Presidenti i Serbisë ka shtuar njëkohësisht se Kosova nuk ka ardhmëri në Bashkimin Evropian. “Jam i bindur se Kosova nuk ka ardhmëri në Bashkimin Evropian si shtet, por vetëm si krahinë e Serbisë, si pjesë e vendit tonë për të cilin Serbia ka përgjegjësi”, ka vlerësuar Tadiç.