E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli kercenon me sulme ne Rripin e Gazes

Përshkallëzimi i sulmeve ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve mund të sjellë një reagim me rreze të gjerë nga ana e shtetit hebraik. Hedhja e dhjetëra raketave nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit ka detyruar banorët që të kalojnë natën në streha si dhe plagosjen e 4 personave. Kjo situatë e tensionuar vjen në një kohë që shteti hebraik po përgatitet për zgjedhjet e 22 janarit. Kryeministri izraelit Benjamin Netaniau, në mbledhjen e këshillit të ministrave kishte deklaruar se bota duhej të kuptonte se Izraeli nuk do të qëndronte duarkryq ndërkohë që sulmohej. Ai ka theksuar se vendi ishte përgatitur për kundërpërgjigje.Aviacioni ka goditur gjatë natës zona të ndryshme në rripin e Gazës duke shkaktuar vdekjen e dy militantëve. Izraeli pohon se ka shënjestruar struktura për ndërtimin e raketave, armëve dhe qendra stërvitjeje. Por sipas zëdhënësit të Hamas, ky është një përshkallëzim shumë i rrezikshëm, pasi sipas tij Izraeli synon të godasë dhe të vrasë civilët. Vetëm një ditë më parë janë vrarë 5 palestinezë mes të cilëve tre adoleshentë. Tanke dhe automjete të blinduara ushtarake të shtetit hebrail kanë hapur zjarr në dy zona të Rripit të Gazës, duke goditur ndër të tjera një tendë ku po zhvillohej një ceremoni mortore, pasi militantët kishin plagosur 4 ushtarë izraelitë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›