E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli, në dilemë për fituesin e zgjedhjeve

Izraeli ndodhet në një mo
ment paqartësie me daljen e
dy fituesve nga zgjedhjet e
përgjithshme. Sipas analistëve,
Izraeli aktualisht është po aq i
përçarë, sa edhe palestinezët,
dhe parashikimet për një paqe të
afërt mes të dyja palëve janë
shumë të zbehta. Partia e qendrës
e Tzipi Livnit, Kadima, ka
fituar shumicën e votave, por
kishte shumë pak shanse për të
mbledhur mbështetjen e mjaftueshme
për krijimin e një koalicioni
qeverisës. Beniamin Natanjahu
i krahut të djathtë, me
partinë e tij, Likud, mund ta fitojë
një mbështetje të tillë, por një
koalicion i krijuar prej tij parashikohet
të jetë jo shumë funksional.
"Unë kam fituar". Kjo ishte fjalia
me të cilën dolën dje gazetat
dhe njëherazi ky është pretendimi
i të dyja palëve të sipërpërmendura.
Nga ana tjetër, sipas
disa analistëve, dyshja në fjalë
mund të ketë fituar, por ai që ka
humbur vërtet është Izraeli. "Një
gjë doli hapur para votuesve hebrenj:
që sistemi politik i vendit
të tyre është shpartalluar plotësisht",
shkruan një komentator
politik, duke u nisur nga situata
post-zgjedhore. Aktualisht, Presidenti
Shimon Peres duhet të
vendosë se kujt t‘ia ngarkojë krijimin
e qeverisë, Livnit apo Natanjahut.
Më pas, i caktuari do të
ketë në dispozicionin e tij 42 ditë
për të bërë bashkë kabinetin qeveritar.
Media izraelite bëri të ditur
se shansi i vetëm i Presidentit
ishte që të caktonte Natanjahun
në postin e Kryeministrit,
nëse shumica e partive të djathta
do ta përkrahnin. Por në një
rast të tillë, do të jetë hera e parë
në historinë 60-vjeçare të Izraelit
që fituesi i zgjedhjeve do të
anashkalohet. Rezultati ende jo
zyrtar i zgjedhjeve i ka dhënë Natanjahut
27 vende në Parlamentin
prej 120 vendesh dhe
Kadimës së Livnit 28. Vetë ministrja
e Jashtme bëri të ditur se ajo
do të bëhej Kryeministre dhe e
ftoi Natanjahun që t‘i bashkohej
një qeverie të unitetit kombëtar.
Por Natanjahu nga ana e tij tha
se ai do të drejtonte kampin nacionalist
në Parlament dhe se
ishte i bindur që do të kontrollonte
64 vende. Ai deklaroi para
mbështetësve se Livni nuk kishte
shanse të formonte qeveri e të
bënte për vete parti të tjera. I treti
në radhë ka dalë Avigdor Lieberman.
Ai kërkon një qeveri nacionaliste
dhe po sipas tij marrëveshjet
duhet të bëhen sa më
shpejt të jetë e mundur, pasi vendi
dhe shteti janë të paralizuar që
prej një viti e gjysmë. Për sa i përket
BE-së, burime pranë saj kanë
deklaruar se qeveria e ardhshme
e Izraelit duhet të rifillojë bisedime
serioze për një marrëveshje
paqeje gjithëpërfshirëse. Për sa i
takon Livnik, ajo udhëhoqi
bisedimet kryesore me Autoritetin
Palestinez përgjatë vitit të
fundit dhe ka premtuar se do të
përpiqet që t‘i rinisë ato. Në
lidhje me bisedimet e paqes, Natanjahu
nga ana e tij është shumë
më pak i vendosur për një gjë të
tillë. Lieberman dhe partitë fetare
në koalicion mund të vendosin
kushte të pamundura për
t‘u realizuar në lidhje me paqen,
duke bërë kështu bllokimin e
plotë të çdo perspektive paqësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›