Ligji i dosjeve, Raporterët:Qeveria nuk na dëgjoi

Menjëherë pas takimit me Presidentin Topi dy raporterët e KE-së Jakko Laakso dhe David Wilshire kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër ligjit të dosjeve. Sipas tyre kjo është hera e parë që qeveria nuk dëgjoi këshillat e KE-së ndryshe nga herët e tjera që ka marrë gjithmonë mendimin e kërij organizmi. Për këtë arsye kanë deklaruar se do ti drejtohen për këtë çështje komisionit të Venecias. Raporterët gjithashtu u shprehën se ata nuk është kundër ligjit të lustracionit sepse Shqipëria ka të drejtë ta ketë këtë ligj por janë kundër formës dhe përmbajtjes së ligjit. Ndërkohë ata kanë shprehur qëndrimin e tyre për zëvendësimin e Aleksandër Biberaj duke u shprehur se nuk do të merren me emra të përveçëm por me procedurat që janë ndjekur. Ata u shprehën së një raport për të dyja çështjet si për ligjin e dosjeve ashtu edhe për Biberaj ata do ta publikojnë në mars.