E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Qeveria serbe si e Millosheviçit

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se qeveria properëndimore e Serbisë është po aq e keqe sa nacionalisti Sllobodan Millosheviç në raport me Kosovën. "Në raport me Kosovën, Beogradi i sotëm nuk ka ndryshuar asgjë nga Millosheviçi. Duke u përpjekur që ta dëmtojë integritetin e Kosovës, Serbia definitivisht po e ndjek mentalitetin e Millosheviçit", ka deklaruar Thaçi për agjencinë Reuters.

"Serbia nuk mund të ndjekë dy paralele, të përpiqet të bëhet shtet properëndimor dhe t'i kërcënohet sovranitetit të një shteti tjetër"-vijoi më tej. "Fytyra e Serbisë në Kosovë është gjenocidi. Serbia erdhi këtu para një shekulli me dhunë, mbeti këtu me dhunë, dhe e la Kosovën duke kryer gjenocid"-deklaroi Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›