E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia kap “profesorin” e superhajdutit minoren



GJIROKASTËR - Një vit pas prangosjes se Saleo Stojanit, i cili ka kryer më shumë se 200 vjedhje me dëme ekonomike, policia e Gjirokastrës ka prangosur dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet se është tutori i minorenit. Arrestimi është kryer gjatë paradites së shtunë dhe mësohet se i dyshuari si tutor i Stojanit është shtetasi Hysmet Daja.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë së Gjirokastrës, të cilat kanë thënë se akuza që rëndon mbi Hysmet Dajën dhe bashkëshorten e tij, Rolanda Abazi, kanë kryer edhe një vjedhje në dëm të një qytetari nga Gjirokastra. Burimet policore bëjnë të ditur se çifti ka vjedhur një shumë prej 2.3 milionë lekësh. Ndaj dy autorëve ka nisur hetimi prej organeve të prokurorisë së qytetit jugor.

Shkëndija elektrike djeg lavanterinë e spitalit

ELBASAN - Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka shkrumbuar lavanterinë e spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” në qytetin e Elbasanit. Drejtori i Spitalit, Pjerin Xhuvani, tha se “ka qenë ora 01:00 e ditës së djeshme kur flakët përfshinë disa materiale të cilat ndodheshin në lavanderi duke i djegur thuajse tërësisht ato. Po sipas tij menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në një hark të shkurtër kohor”. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia si dhe grupi hetimor, të cilët paraprakisht konstatojnë, se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Zjarri fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz. Gjithsesi, grupi hetimor vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat, si dhe dëmin e shkaktuar nga rënia e zjarrit.

7 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›