E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karta e identitetit zëvendëson librezën shëndetësore

Autori i Lajmit: Entela Duraj

Tashmë karta e identitetit do të zëvendësojë librezën shëndetësore në spitale. Kjo do të thotë se një pacient i siguruar nuk ka nevojë të paraqesë librezën shëndetësore për vizitat mjekësore në spital, në mënyrë që të mos paguajë tarifën e shërbimit mjekësor, por do të mjaftohet vetëm me kartën e identitetit. Kjo nismë e nisur nga ISKSH do të bëhet e mundur vetëm pas një viti nëpërmjet një dixhitalizimi të sistemit spitalor. Por, krahas pacientëve të siguruar do të dixhitalizohet edhe data e hyrjes dhe skadenca e barnave, për të shmangur në këtë mënyrë abuzimet në farmaci. Sipas drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana kjo nismë do të shmangë abuzimet si në sistemin farmaceutik ashtu edhe në atë spitalor.
Zbatimi
“Muajin tjetër do të tenderohet nga Banka Botërore softuere që do të jetë i vendosur në ISKSH dhe kjo do të bëjë të mundur që gjithë ata që janë kontraktorë me ne, dhënës të shërbimit, do të jenë të lidhur online dhe të dhënat do të vijnë në moment kur kryhet shitja e medikamentit, kur kryhet vizita e pacientit të qendrën shëndetësore apo ku kryehet rregjistrimi i pacientit në spital. Ky sistem do të bëjë të mundur pastaj lidhjen me numrin e kartës së identitetit, pra do të bëjë të mundur që një vit më vonë të përdoret karta e identitetit si librezë shëndetësore në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të marrim libreza por ta kenë thjesht në kartën e identitetit” tha Hana.
Farmacitë
Hana e shikon me rëndësi faktin që ky sistem do të mundësojë krijimin e një regjistri barnash, ku do të përfshihen dhe barnat e rimbursueshme, çmimi apo data e skadencës. "Është e nevojshme për të shmangur abuzimet, në sitemin farmaceutik, të gjithë do të jemi të lidhur në rrejt për të parë kur një barnë është shitur, kur skadon, kur kryehet një regjistrim, kur kryehet një vizitë. Pra e mira është që në të gjitha farmacitë të jetë e evidentuar kur barnat janë pranë skadencës në mënyrë që ato të mos shiten tek pacienti dhe farmacisti ta kuptojë që në momentin e parë. u shpreh Hana.
Dixhitalizimi
Pra dixhitalizimi i Shërbimit Shëndetësor, i cili është në fazën e tenderimit të softuerit, do të bëjë të mundur që pacientët të përdorin kartën e identitetit, si librezë shëndetësore. Sipas Hanës ky proces do të zbatohet në fund të këtij viti, ku pacientët do të përdorin kartën e identitetit si librezë shëndetësore. Dixhitalizimi i sitemit farmaceutik, synon gjithashtu edhe evitimin e barnave të rimbursueshme nga depot pa pasur gjendje apo pa bërë hyrje. Projekti i dixhitalizimit është një proces i iniciuar që në vitin 2006, i financuar nga Banka Botërore.

Ky lajm është publikuar: 18/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›