Ja datat e provimeve për maturantët
• Maturantët do ta mbyllin vitin e fundit shkollor më 30 maj, për t’iu përkushtuar totalisht provimeve të Maturës Shtetërore.ZIRINA LLAMBROMinistria e Arsimit publikoi dje udhëzimin me datat e provimeve të detyruara dhe ato me zgjedhje. Përpos tyre në udhëzimin e MASH-it janë përfshirë edhe ndryshimet për lëndët që do të bëjnë pjesë në listën e provimeve. Kështu në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për herë të parë do të jepet edhe lënda e gjuhës frënge. “Lënda e “Njohurisë për shoqërinë” është ndarë nga blloku i lëndëve “Njohuri për ekonominë” dhe “Filozofi”, që do të jepen bashkë. Ndërsa lëndët “Histori” dhe “Gjeografi” do të jepen si dy lëndë me zgjedhje të veçanta”, sqaron MASH. Pra, këtë vit lëndët me zgjedhje, që do të kenë mundësi të zgjidhen nga maturantët gjatë plotësimit të formularit A1 do të jenë nëntë. Provimin e parë të detyrueshëm (Letërsia dhe gjuha shqipe) maturantët e shkollave të mesme të përgjithshme do ta japin në datën 9 qershor. Testimit të matematikës do t’i nënshtrohen më 17 qershor, ndërsa lëndët me zgjedhje në të gjithë vendin do të jepen në datën 10 korrik. Ministria ka publikuar data të veçanta edhe për kategoritë e tjera të shkollave të mesme, ku përfshihen ato të gjuhëve të huaja, teknike-ekonomike, teknike-profesionale apo dhe shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin.Formularët dhe konsultimet Brenda pak ditësh Ministria e Arsimit do të publikojë formatin e ri të formularit A1. Sipas këtij dikasteri, këtë vit ky formular do të jetë më i thjeshtë për t’u plotësuar se vitin e kaluar. Do të jenë mësuesit ata që do të orientojnë maturantët për plotësimin e tij. Ai do të mbërrijë në shkolla më 20 shkurt dhe brenda datës 10 mars do të dorëzohet i plotësuar nga gjimnazistët. Në formularin A1 nxënësit do të plotësojnë të dhënat e tyre personale, profilin e shkollës dhe lëndët me zgjedhje. Ndërsa sa i përket formularit A2, me anë të të secilit kandidatët zgjedhin degët e shkollave të larta ku do aplikojnë, plotësimi i tij do të përfundojë brenda datës 30 qershor. Formularët duhen plotësuar edhe nga kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe këtë vit duan të nisin universitetin. Për të arritur këtë ata duhet t’i nënshtrohen patjetër provimeve me zgjedhje. Veç tyre, të drejtën e shkollës së lartë në vend e kanë edhe ata persona që kanë mbaruar gjimnazin jashtë. Për ta Ministria e Arsimit do të ngrejë një komision të posaçëm që do të vlerësojë ekuivalentimin e dëftesave. Por për të realizuar këtë vetë kandidatët duhet t’i dorëzojnë ato bashkë me një sërë dokumentesh të tjera, pranë MASH-it deri më 15 prill. Përsa i përket nismës për “Këshillimin e Karrierës” MASH me anë të udhëzimit të djeshëm ka ngarkuar nëndrejtorët e shkollave për të dhënë të gjithë informacionin e duhur çdo maturanti (sistemi Meritë-Preferencë, plotësimin e formularëve për provimet e maturës. Në periudhën javore 2-7 qershor të gjitha shkollat duhet të zhvillojnë konsultime me nxënësit për dy provimet e detyruara. “Për provimet me zgjedhje konsultimet e grupuara sipas lëndëve me nxënësit duhet të zhvillohen pas përfundimit të provimeve të detyruara”, thuhet në udhëzimin e MASH-it. Konsultimi do të jetë falas dhe me dëshirën e kandidatëve. Këtë vit Ministria e Arsimit është treguar më e shpejtë se vjet në dhënien e informacionit për maturantët.Datat e provimeve Në shkollat e mesme të përgjithshme, me kohë të plotë ose të shkurtuar:• Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008 • Matematikë 17 qershor 2008• Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008Në shkollat e mesme pedagogjike:• Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008 • Matematikë 17 qershor 2008• Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008Në shkollat e mesme pedagogjike për minoritetin:• Gjuha dhe letërsia greke 02 qershor 2008 • Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008 • Matematikë 17 qershor 2008• Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008Në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja:• Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008 • Matematikë 17 qershor 2008• Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008Në seksionet dygjuhëshe (Profili shoqëror dhe natyror): • Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008 • Matematikë 17 qershor 2008• Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008Në shkollat e mesme social-kulturore artistike dhe sportive:• Letërsi dhe gjuhë shqipe 09 qershor 2008 • Matematikë 17 qershor 2008• Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008Në shkollat e mesme teknike ekonomike dhe teknike- profesionale 5- vjeçare dhe 3+2-vjeçare:• Letërsi 09 qershor 2008• Matematikë 17 qershor 2008• Lëndët me zgjedhje 10 korrik 2008Matura para 2008Në rregulloren e maturës janë përcaktuar edhe kushtet për nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006 dhe 2006-2007 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e shkollave të larta publike. Për t’u regjistruar në këto shkolla këtë vit ata duhet të rijapin provimet me zgjedhje, pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë kandidatët duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH-së të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur dëftesën origjinale të pjekurisë. Pasi të kenë dhënë provimet me zgjedhje edhe këta kandidatë do të plotësojnë formularin A2.DokumentetMaturantët që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit duhet t’i nënshtrohen provimeve me zgjedhje për t’u pranuar në universitet tona. Sipas MASH-it, ata duhet të respektojnë afatet e vendosura prej saj. Për të aplikuar kandidatët duhet të dorëzojnë pranë këtij dikasteri kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike në Shqipëri, dëftesën origjinale me notat e mbarimit të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara, si dhe pasaportën ose certifikatën e lindjes. Kjo e fundit duhet të jetë me fotografi. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 15 prill.PenalizimetEdhe këtë vit penalizmi për të gjithë maturantët që thyejnë rregullat e provimit do të jetë i njëjtë me vitin që kaloi. Kështu nëse gjatë provimit ata kapen me kopje automatikisht u hiqet e drejta për një vit e kandidimit në shkollë të lartë. Në ambientet kur do të jepet provimi nuk do të lejohet mbajtja e celularëve, ndërrimi i vendeve të përcaktuara nga administratorët, apo largimi nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit të sekretimit. Gjithashtu, nga sa është përcaktuar në rregullore nuk duhet dëmtuar bar-kodi personal. Ministria ka vendosur të jetë më dorëlëshuar me penalizimet, duke hequr përfundimisht dënimin në vitin e parë të aplikimit të saj kur në rast kopjimi kandidati mbetej 3 vite pa shkollë të lartë. Programet orientuese,të premten në shkollaNga sa bën me dije Ministria e Arsimit ditën e premte në të gjithë shkollat e mesme do të dërgohen programet orientuese. Sipas specialistëve, provimet e maturës do t’u përmbahen rigorozisht këtyre programeve dhe nuk do të ketë pyetje jashtë tyre. Në të do të jenë të përfshira të gjitha temat mësimore, që konsiderohen të rëndësishme për t’u asimiluar nga nxënësit, të cilët më pas do të testohen për to. MASH ka korrigjuar gabimin e vjetshëm, duke shmangur vonesat për të cilat pati një sërë ankesash nga nxënësit. Kjo, pasi programet u dërguan në shkolla, në fund të muajit mars. Ato përmbanin 40-50% të programit të plotë të lëndëve të shkollave të mesme dhe mbi bazën e tyre u ndërtuan testet përkatëse për secilin provim. Sipas specialistëve, edhe këtë vit raporti do të jetë pak a shumë i njëjtë. Sakaq ata u bëjnë apel gjimnazistëve që të përqendrohen në tërësinë e lëndëve dhe jo vetëm në pjesën që përmbajnë programet orientuese.