E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Basha merr mbështetjen e Britanisë

• Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, merr mbështetjen e Britanisë së Madhe për integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.Gjatë një vizite në Londër, kreu i diplomacisë shqiptare takoi homologun e tij britanik, David Miliband. Ministri Basha u ndal në zhvillimet e fundit në lidhje me reformat në fushën e drejtësisë dhe elektorale. Duke theksuar vizionin euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë për të ardhmen e Rajonit, ministri Basha shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për të vijuar rolin e saj si një faktor stabiliteti në Evropën Juglindore. “Ministri Miliband vlerësoi kontributin e Shqipërisë për paqe dhe stabilitet në rajon. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria, ministri i Jashtëm britanik inkurajoi përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën e zhvillimit të reformave dhe shprehu mbështetjen e qeverisë britanike për aspiratën euroatlantike të Shqipërisë dhe për procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe të gjithë rajonit të Evropës Juglindore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe çështja e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›