Mal Berisha, ambasador në Gjermani
• Komisioni për Politikën e Jashtme zhvilloi dje seancën dëgjimore me kandidatin për ambasador të Shqipërisë në Qeverinë Federale të Gjermanisë, Mal Berisha. Duke marrë fjalën në këtë mbledhje, kandidati Mal Berisha theksoi se, “e pret me shumë kënaqësi dhe respekt detyrën që i paraqitet dhe normalisht pres të gjitha sugjerimet tuaja, me qëllim që të përmbush me përpikëri detyrimet që më ngarkohen”. Ai theksoi se, “kandidaturën si ambasador në Berlin e konsideron si një privilegj shumë të madh dhe si një detyrë shumë të rëndësishme”. Mal Berisha ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e “Haçetepe” Ankara, Turqi, ku është diplomuar për Diplomaci. Aktualisht është përkthyes profesional pranë Divizionit Ndihmës të Departamentit të Drejtësisë së Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, si dhe përkthyes për gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë në Gjykatën Ndërkombëtare në Kosovë. Kandidatura e tij do të kalojë për miratim tek Presidenti i vendit, Bamir Topi.