Ukraina, akuza UNMIK për dështim
• Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Luçenko, pas një takimi njëditor në Kosovë me zv/kryeadministratorin e Kosovës, Lari Rosin, ka akuzuar UNMIK-un për dështimin në planifikimin e aksionit për të rikthyernën kontrollin e saj gjykatat në veri të Mitrovicës. Në këtë aksion humbi jetën një polic 25-vjeçar nga Ukraina, i cili u plagos rëndë gjatë protestave të dhunshme të serbëve lokalë të hënën në veri të Mitrovicës. Sipas Luçenkos, dështimi ka ardhur si pasojë e mungesës së komunikimit ndërmjet trupave të përfshira në aksionin e policisë. Ministri njoftoi se Ukraina ende nuk ka një vendim për tërheqjen e trupave që veprojnë në kuadër të policisë së UNMIK-ut, por paralajmëroi se çështja do të jetë problematike gjatë diskutimeve në Parlamentin e Ukrainës. Ministri ukrainas i Mbrojtjes theksoi se përgjegjësinë për vdekjen e policëve duhet ta marrë UNMIK-u. Sipas ligjeve të Ukrainës, vetëm Presidenti mund të marrë vendimin për të ardhmen e kontingjentit në Kosovë. "Nuk mendoj se do të ndërpresë misionin", ka thënë Luçenko.