Mjedisorët protestojnë kundër marrëveshjes energjetike Ruli-Scajola
Përfaqësues organizatash e grupimesh mjedisore, denoncojmë marrëveshjen e lidhur më 10 mars për integrimin e sistemeve elektrike dhe të gazit natyror midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Republikës Italiane firmosur përkatësish nga Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës së Shqipërisë Genc Ruli dhe Ministri i Ekonomisë i Italisë Claudio Scajola, si një marrëveshje që dëmton rëndë zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe e kthen atë një ekstra territor të Italisë me qëllim kryesor instalimin e industrive ndotëse në bregdetin Shqiptar nga Shëngjini në Karaburun.
Si pas tyre, kjo vizitë, kryhet në vazhdën e vizitave të ish Kryeministrit Prodi, Kryeministrit aktual Berluskoni, Ministrit të Jashtëm Fratini i shërben thjesht interesave të biznesit Italian, që gjen në Shqipëri tokë me 1 euro dhe hapësira për të shmangur taksën e karbonit dhe taksa të tjera mjedisore në Itali. Shoqata e mjedisorëve kundërshton me forcë ndërtimin e portit të çimentos në Shëngjin, serinë e fabrikave të çimentos ne aksin Fushë Krujë-Shëngjin, TEC- in me biokarburante në ekosistemin ligatinor të Knallës e Merzharit, Super TEC- in me qymyr me 2 faza me kapacitet 800 MË secila fazë në Portoromano, terminalin e gazit të lëngshëm në Seman, gjigando- parkun eolik me kapacitet prej 500 MË në zonën e mbrojtur të Karaburunit e Llogorasë. Kundërshtimi ynë i fortë vjen nga rreziku i madh që i kanoset ekonomisë vendase, turizmit, peshkimit, bujqësisë dhe sektorit të shërbimeve në tërësi, si dhe të rrezikut të njohur për shëndetin e popullsisë në aksin më të populluar të vendit Durrës- Tiranë, theksuan burime zyrtare nga Shoqata e Mjedisorëve. Ndërkohë Bashkimi Evropian ka vënë objektiv që deri në vitin 2020 të reduktoj 20% emetimin e gazit karbonik në atmosferë, ekuivalente kjo me heqjen e emesioneve të krejt transportit actual në 27 vende të BE- së, Shqipëria vetëm me TEC- in e Enelit në Portoromano do të emetoj 9 milion ton CO2 në vit, nga 6-7 që emeton i gjithë vendi sot. Ne e konsiderojmë si tepër cinike prononcimin e z. Scajola që TEC- i me qymyr i Portoromanos do të jetë me teknologji të lartë dhe impakti në mjedis nuk është serioz. Nëse do ishte kështu do rezultonte se i gjithë angazhimi i jashtëzakonshme mbarë botëror për reduktimin e gazrave serë qenka i kotë, shprehën të njëjtat burime. Por njëherazi, kjo shoqatë inkurajon fort Qeverinë tonë dhe atë Italiane për shpejtimin e ndërtimit të gazsjellësit Transadriatik (TAP) që kalon transit në territorin e Shqipërisë drejt Italisë si dhe ndërtimin e një linje interkonjeksioni 500 MË midis Italisë e Shqipërisë, ku Shqipëria do të jetë gjithashtu palë në investim krahas Italisë. Ne inkurajojmë Qeverinë Shqiptare të angazhohet më seriozisht dhe të shpejtoj punët për ndërtimin e hidrocentraleve në mbarë vendin, duke krijuar mundësi eksporti në të ardhmen jo të largët, duke rritur shkallën e punësimit në vend, por dhe për të përballuar më mirë situatat që parashikohet të ndodhin prej ndryshimeve klimatike, u shpreh ajo. Ndërkaq, Përfaqësues të Organizatave e Grupimeve Mjedisore, inkurajon Qeverinë tonë të mbështesë iniciativat e biznesmenëve vendas dhe partnerëve të tyre të huaj, të investojnë në energjinë e gjeneruar nga fermat e erës me kapacitet 5-50 MË, larg zonave të mbrojtura apo turistike, nga panele fotovoltaike dhe nga energji të tjera dashamirëse ndaj mjedisit.