E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja emrat e 152 zyrtarëve që do t’u verifikohen pasuritë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive hedh shortin. Mes emrave të përzgjedhur edhe 4 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

Shaban Sulçe

Zbardhen emrat e 152 zyrtarëve të lartë të shtetit, pasuria e të cilëve do t’u nënshtrohet procedurave të plota kontrolluese nga ana Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Ky institucion organizoi dje shortin për përzgjedhjen e 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave periodike që do të kalojnë për kontrollit të plotë, e cila është faza më e rëndësishme dhe më e detajuar e hetimit investigues që kryen ILDKP-ja për pasuritë e zyrtarëve. Shorti ka përzgjedhur emra deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, gjyqtarë, prokurorë, punonjës të Doganave dhe Tatimeve dhe zyrtarë të të gjitha niveleve dhe funksioneve të ndryshme shtetërore.
Shorti
Në total, në short u përfshinë 3800 deklarata periodike, nga të cilat u përzgjodhën 4 për qind, ose 152, të cilat kalojnë në kontroll të plotë. Në këtë listë përfshiheshin të gjitha kategoritë e zyrtarëve, nga nivelet e larta deri te nivelet më të ulëta të zyrtarëve që mbartin detyrim për deklarim.
Një pjesë e deklaratave u përkasin zyrtarëve që aktualisht nuk janë më në funksione publike, por që kanë mbajtur poste në të cilat mbartnin detyrim për deklarim të pasurisë deri më 31 dhjetor 2007. Nga llogaritjet paraprake rezultoi se shorti përzgjedh 1 në 25 deklarata. Për këtë arsye ishin përgatitur zarfe nga numri 1 deri në numrin 25. Një prej tyre do të përzgjidhet nga një prej të pranishmëve jashtë stafit të ILDKP-së. Por fillimisht 3 të ftuar zgjodhën një nga 3 zarfet, nga të cilat dy ishin me letër bosh dhe njëri me shënimin “Përzgjedhësi” në letrën brenda tij. Personi që zgjodhi zarfin me shënim, anëtari i delegacionit rumun që viziton këto tri ditë Inspektoratin e Lartë, Ilie Ene, kishte të drejtën të përzgjidhte një nga zarfet me numrat 1 deri në 25. Për ta pasur më të qartë procedurën; në short u tërhoq zarfi me numër 1, e, si rrjedhojë, shorti përzgjodhi deklaratat që vijonin sipas progresionit aritmetik: 12+25+25+25….
Deputetët
Katër janë emrat e deputetëve të cilët u përzgjodhën nga shorti i djeshëm për kontrollin e plotë të pasurive nga ana e Inspektoratit. Përkatësisht emrat e tyre janë: Paskal Milo (PDS), Blendi Klosi e Gëzim Musabelliu (PS) dhe Sami Gjergji i Partisë Demokratike. Shorti nuk ka kursyer edhe zyrtarë të lartë në funksione kyçe si drejtori i Kabinetit në Këshillin e Ministrave, Arben Imami, këshilltarin e kryeministrit, Selami Xhepa, zëvendësministrin e Transporteve, Stavri Ristani, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Kujtim Puto dhe anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Guxim Zenelaj.
Zyrtarë të tjerë
Në listën e emrave të përzgjedhur nga shorti i hedhur dje, pjesa më e madhe e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria nga Inspektorati janë punonjës të sistemit të Drejtësisë si dhe punonjës të Doganave dhe Tatimeve. Përkatësisht shorti ka përzgjedhur 15 emra gjykatësish dhe 14 prokurorë të rretheve të ndryshme të vendit. Rreth 20 është numri i doganierëve, pasuria e të cilëve do t’u nënshtrohet procedurave të plota kontrolluese nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Shorti ka përfshirë në këtë procedurë edhe punonjës të sistemit tonë diplomatik, midis të cilëve ambasadorë dhe konsuj të Shqipërisë në vende të ndryshme të botës.
Laskaj: “Bashkëpunim për të luftuar korrupsionin”
Kryetarja e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Fatmira Laskaj, bëri thirrje për një bashkëpunim ndërinstitucional në mënyrë që hetimi të jetë sa më i plotë dhe transparent. “Është qëllim në vetvete i çdo institucioni që të përcjellin një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional. Me mirëkuptimin e përbashkët mund të realizojmë më së miri dhe me transparencë hetimin e deklarimit të pasurive“, - tha Laskaj. Ajo theksoi se “ky është kontribut që japim në luftën kundër korrupsionit”. Po sot Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë e Integritetit Kombëtar të Rumanisë. Ky memorandum u nënshkrua nga inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së, Fatmira Laska dhe presidenti i Agjencisë së Integritetit të Rumanisë, Alexandru Catalin Macovei. Nënshkrimi i këtij memorandumi ka për qëllim krijimin e partneritetit me qëllim bashkërendimin e përpjekjeve të të dyja institucioneve për përmirësimin e veprimtarisë në kuadër të luftën kundër korrupsionit, zgjidhjen e konfliktit të interesave, si edhe integritetin e nëpunësve publikë dhe zyrtarë të lartë.
Në vijim të Memorandumit të Bashkëpunimit, palët do të ndërmarrin veprime në shkëmbim të informacionit, në lidhje me përpjekjet për parandalimin dhe luftën e formave më të ashpra të korrupsionit.

Shifra

3800 është numri i subjekteve që iu nënshtruan shortit të hedhur dje nga ILDKP

152 është numri i subjekteve që u përzgjodhën nga shorti i hedhur

4 është numri i deputetëve, që do t’u kontrollohet plotësisht pasuria

15 është numri i gjykatësve, të cilët u përzgjodhën nga shorti i djeshëm

14 është numri i prokurorëve, të cilët u përzgjodhën nga shorti i djeshëm

Baza ligjore

Procedura e hedhjes së shortit zhvillohet për herë të tretë dhe është detyrim i përcaktuar në nenin 17, pika 3 e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, në të cilin thuhet se: “Për të gjitha kategoritë e zyrtarëve që u nënshtrohen deklarimit periodik, kontrolli kryhet çdo vit për një numër prej të paktën 4 për qind të numrit të përgjithshëm të deklaratave. Përzgjedhja e deklaratave bëhet me short… Përzgjedhja e një zyrtari/deklarate, në një vit, nuk e përjashton zyrtarin/deklaratën nga shorti për vitin pasardhës”. Në pikën 2 të nenit 17 të ligjit mbi “Konfliktin e interesave” përcaktohet detyrimi për kontroll të plotë për verifikimin e vërtetësisë dhe të saktësisë së të dhënave që përmbahen në deklaratë: a) Çdo dy vjet për kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat dhe zv.ministrat;
b) Çdo tre vjet për kryetarët e Bashkive ose të Komunave me mbi 10 mijë banorë dhe për kryetarët e Këshillave të Qarqeve
c) Çdo katër vjet për deputetët, për titullarët e institucioneve shtetërore, qendrore ose vendore, dhe anëtarët e organeve kolegjiale të këtyre institucioneve, të papërfshira në shkronjat e mësipërme të kësaj pike.

Lista e emrave të zyrtarëve të përzgjedhur nga shorti

Nr. Emër Mbiemër Institucioni Funksioni

12.ARBEN IMAMI Këshilli i Ministrave Shef Kabineti
37.ILIR SHURDHI Gjykata Kushtetuese Këshilltar
62.PASKAL MILO Kuvendi i Shqipërisë Deputet
87.XHEVDET MEHMETAJ Ministria e Bujqësisë Shef Kabineti
112.ROLAND KRISTO Ministria e Mjedisit Drejtor Drejtorie
137.FATOS BUNDO Ministria e Drejtësi Drejtor Projekteve
162.MIMOZA KUÇI Drejtoria Përmbarimit Përmbarues-Shkodër
187.FESTIME TREBICKA Ministria e Ekonomisë Drejtor Drejtorie
212.BLENDI KLOSI Kuvendi i Shqipërisë Deputet
237.PËLLUMB ABESHI Ministria e Mjedisit Sekretar Përgjithshëm
262.GAZMEND TURDIU Ministria e Jashtme Ambasador-Gjermani
287.SADEDIN LIMANI Ministria e Transportit Ish-Drejtor
312.GUXIM ZENELAJ KLD Anëtar
337.KUJTIM PUTO Gjykata Kushtetuese Anëtar
362.RRAHMAN QINAMI Gjykata Apelit Gjyqtar-Tiranë
387.VALDETE HOXHA Gjykata Ushtar.Apelit Gjyqtar-Tiranë
412.FAHRIJE STRINGA Gjykata Rrethit Gjyqtar-Tiranë
437.TEUTA HOXHA Gjykata Rrethit Gjyqtar-Tiranë
462.SHEFKIE DEMIRAJ Gjykata Rrethit Gjyqtar-Tiranë
487.JAK NDOKA Gjykata Rrethit Kryetar-Lezhë
512.MARJANA VELÇANI Gjykata Rrethit Gjyqtar-Berat
537.THANAS MERKURI Gjykata Rrethit Gjyqtar-Sarandë
562.ADMIR BELISHTA Gjykata Rrethit Kryetar-Korçë
587.ANDRI YMERI Gjykata Rrethit Gjyqtar-Shkodër
612.FEJZO HYSI Gjykata Rrethit Gjyqtar-Durrës
637.KLODJANA GJYZARI Gjykata Rrethit Gjyqtar-Vlorë
662.IRENA MANEKU Gjykata Rrethit Gjyqtar-Fier
687.KASEM BERBERI Prokuroria e Përgjith Prokuror-Tiranë
712.KLEANTH ZEKAJ Prokuroria e Rrethit Prokuror-Vlorë
737.ARMAND GURAKUQI Prokuroria e Rrethit Prokuror-Tiranë
762.LLAMBI BAKO Prokuroria e Rrethit Prokuror-Tiranë
787.MARIETA ZAJMI Prokuroria e Rrethit Prokuror-Tiranë
812.GENCI MANE Prokuroria e Rrethit Prokuror-Fier
837.ALKETA ZIFLA Prokuroria e Rrethit Prokuror-Gjirokastër
862.ADRIATIK CAMA Prokuroria e Rrethit Prokuror-Lushnjë
887.OLSION ÇELA Prokuror.Krimet Renda Prokuror-Tiranë
912.FARIJE VATA Prokuroria e Rrethit Prokuror-Kukës
937.MERITA SANXHAKU Avokati i Popullit Drejtor Personeli
962.MOISI PIPERO D.P. Doganave Zv/Drejtor Përgjith
987.ROBERT SHAMO D.P. Policisë Komandant-Vlorë
1012.GENTIAN ÇEKA D.P. Tatimeve Inspektor-Elbasan
1037.ROBERT POÇI Zyra Rregj Pasurive Rregjistrues-Berat
1062.PETRIT GJOKUTA KQZ Drejtor
1087.BEDRI HIDA Komuna Fier-Shegan Kryetar Komune
1112.ISUF FERHATI Komuna Rrasë-Elbasan Kryetar Komune
1137.NEXHIP BACELLI Komuna Voskopojë Kryetar Komune
1162.PELIVAN SHATRI Qarku Berat Kryetar Qarku
1187.FOTO JANO Qarku Gjirokastër Kryetar Komunës Odrie
1212.ILIR KOKONA Bashkia Tiranë Kryetar Njësia nr.3
1237.HAXHI DAMZI Qarku Dibër Kryetar Komunës Luzni
1262.HASAN HALUCAJ Qarku Kukës Kryetar Komunes Bujan
1287.QAMIL XHURETA Qarku Shkodër Kreu Komunes Bërdice
1312.XHELADIN ÇAKA SHISH Ish-Drejtor Instituti
1337.THOMA GJOSHE Zyra Rregj Pasurive Rregjistrues-Kolonjë
1362.MIMOZA MARGJEKA Gjykata Rrethit Gjyqtar-Tropojë
1387.KOSTANDIN KAZANXHI KSHC Anëtar-Komisioner
1412.EDUARD ELEZAJ ERE Drejtor
1437.GENTIAN TRENOVA Prokurori Krime Renda Prokuror-Tiranë
1462.RIGELS BEJKO D.P. Përmbarimit Përmbarues Gjyqësor
1487.FERDINANT NUKU SHISH Drejtor Drejtorie
1512.AVENIR STEFA D.P. Tatimeve Përgjegjës sektori
1537.GËZIM MUSABELLIU Kuvendi i Shqipërisë Deputet
1562.SAMI GJERGJI Kuvendi i Shqipërisë Deputet
1587.MILBANA TRESKA Ministria e Financave Drejtor
1612.STAVRI RISTANI Ministria Transportit Zv/Ministër
1637.PETRAQ JOANIDHI D.P. Doganave Doganier-Durrës
1662.RAJNA KOVAÇI Ministria e Punës Ish-Drejtor
1687.INDRIT TOPALLI D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
1712.GJERGJI DURO D.P. Tatimeve Përgjegjës Zyre
1737.ILIRJAN VISHKA D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
1762.THANAS PETRI D.P. Tatimeve Inspektor Vlerësimi
1787.ARJAN BIMO D.P. Tatimeve Inspektor
1812.TAXHEDIN SARAÇI D.P. Tatimeve Inspektor-Dibër
1837.DORINA LEKA Bashkia Tiranë Drejtor Drejtorie
1862.ANDON ÇAÇI D.P. Tatimeve Inspektor-Fier
1887.GËZIM UKPERAJ D.P. Tatimeve Inspektor-Has
1912.SKËNDER DHOGA D.P. Tatimeve Inspektor-Korçë
1937.DEMUSH DJALA D.P. Tatimeve Inspektor-Lezhë
1962.ARTAN BEÇKA D.P. Tatimeve Inspektor-Pogradec
1987.FERID BURRJA D.P. Tatimeve Inspektor-Tiranë
2012.ISLAM LAUKA Ministria e Jashtme Drejtor
2037.SELAMI XHEPA Këshilli i Ministrave Këshilltar
2062.GAZMEND PASHO D.P. Doganave Doganier-Durrës
2087.PIRO TITE D.P. Doganave Doganier-Korçë
2112.ARDIAN SAKAJ D.P. Doganave Doganier-Tiranë
2137.ENIKA LEKA D.P. Doganave Doganier-Tiranë
2162.BLENDI MINEU D.P. Doganave Doganier-Vlorë
2187.SAIMIR ELEZI D.P. Doganave Doganier-Durrës
2212.EUGEN HOXHA D.P. Doganave Doganier-Gjirokastër
2237.LULZIM ELEZI D.P. Doganave Doganier-Tiranë
2262.ENKEL SHEHI D.P. Doganave Doganier-Durrës
2287.MYZAFER MALO D.P. Doganave Doganier-Tiranë
2312.DORIAN DELTINA Ministria e Financave Drejtor
2337.MARIN BIÇOKU Ministria Transportit Drejtor
2362.ERVIN POLLOZHANI Gjykata Rrethit Gjyqtar-Elbasan
2387.AGIM PASHOLLI Ministria e Jashtme Drejtor
2412.FREDI KALEMI D.P. Tatimeve Përgjegjës-Korçë
2437.GRIGOR PALKO D.P. Doganave Doganier-Korçë
2462.MUHARREM KAJOLLI Ministria e Mbrojtjes Drejtor
2487.ELFRIDA ZEFI Prefektura Korçë Prefekt-Korçë
2512.PETRIT MULLAJ D.P. Tatimeve Oficer Pol-Sarandë
2537.FRAN GJINI Ministria e Mjedisit Drejtor i Auditit 2562.TEUTA MIHALI D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
2587.PAVLIN DODA D.P. Përmbarimit Kryetar-Lezhë
2612.GJIN PROGNI Ministria e Ekonomise Ish-Kryeinspektor 2637.ALMIR DULI D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
2662.RROK LORJA D.P. Tatimeve Përgjegjës-Shkodër
2687.ANTUEL TAÇI D.P. Tatimeve Oficer Pol-Fier
2712.HILMI KRANTJA D.P. Doganave Doganier-Tiranë
2737.BESIM YMAJ Ministria Drejtësisë Drejtor
2762.AGIM KARALLIU SHISH Drejtor-Gjirokastër
2787.PLARENT OSMANI D.P. Tatimeve Inspektor Kontrolli
2812.MAJLINDA MURGA D.P. Doganave Doganier-Durrës
2837.ALFRED BINERI D.P. Doganave Doganier-Gjirokastër
2862.BESNIK ÇOBAJ D.P. Tatimeve Drejtor Pol Tatimore 2887.ELFRIDA BREGOVA Prokuroria e Rrethit Prokuror-Kavajë
2912.EMRI VATA D.P. Policisë Shtetit Drejtor Qarkut Korçë
2937. MIMOZA HALIMI Ministria e Jashtme Ambasador-Belgjikë
2962.ESHEREF SHEHU Ministria e Jashtme Konsull-Janinë
2987.LAERT BRAHO D.P. Tatimeve Inspektor-Gjirokastër
3012.BASHKIM METHASANI D.P. Tatimeve Oficer Polic.Tatimore
3037.SOKOL KALLAKU Qarku Durrës Kreu Komunës Bubq 3062. KUJTIM KOÇI D.P. Doganave Doganier-Kukës
3087.DASHNOR ÇAUSHI Ministria e Mbrojtjes Ish-Drejtor
3112. ISAN SHAMETI D.P. Përmbarimit (MD) Kryetar-Kavajë
3137.VAIT BAÇJA Qarku Fier Kreu Komunës Mbrostar 3162. KALIONA NUSHI Gjykata Kushtetuese Këshilltar
3187. IDAJET ZYLI Qarku Elbasan Kreu Komunës Kushovë
3212. NAUM MUJO Qarku Korçë Kreu Komunës Pirg
3237. FAIKA ALIAJ Ujësjellës-Kanalizime Drejtor-Mallakastër
3262.ADEM LALA Qarku Kukës Kreu Komunës Golaj
3287. DËFRIM FIKU Qarku Dibër Kreu Komunës Zerqan
3312. BUJAR RAMI D.P. Tatimeve Zv/Kryetar-Tiranë
3337. NEXHIP HOXHA Qarku Elbasan Kreu Komunës Tunje
3362. AJET IBRO D.P. Policisë Shtetit Drejtor Drejtorie
3387. AGIM HARIZI D.P. Policisë Shtetit Shef Komisariati
3412. OLIVER AROLLI D.P. Tatimeve Pol.Tatimore-Korçë
3437. ELVIRA SALATI D.P. Tatimeve Inspektor-Lushnjë
3462. ZAMIR GRUDA D.P. Doganave Doganier-Shkodër
3487. DRAGUSH CANKA D.P. Policisë Shtetit Shef i Q.P.Mjekimit
3512.NEXHAT HAJDARI Ministria e Drejtësisë Këshilltar
3537. FLAMUR GJYMISHKA D.P. Doganave Drejtor Informacioni
3562.FATMIR KAFEJA D.P. Tatimeve Inspektor-Delvinë
3587. KLEVIS KOSOVA Zyra Rregj Pasurive Rregjistrues-Elbasan
3612.DONALD PAPALILO Autoritet Mbikq-Finan Drejtor i Drejtorisë
3637.ALBANA AHMETI Inspektorati Ndërtimor Zv/Kryeinspektor
3662.FLORA ÇELA Prokuroria e Rrethit Prokuror-Vlorë
3687.LORANA KASAPI Avokatura e Shtetit Avokat Shteti
3712. EMANUEL DUNGU Ministria Shëndetësisë Drejtor Drejtorie
3737. VITORE TUSHA Gjykata Kushtetuese Anëtar-Gjyqtar
3762. ILIR SHEHU ERT Kryetar i Këshillit
3787. AGRON NUREDINI D.P. Policisë Shtetit Drejtor Drejtorie

27 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›