E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja emrat e ministravetë rinj të qeverisësë Kosovës

PRISHTINË - Kanë mbetur tre ditë deri në seancën e parë të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, ndërsa zyrtarisht ende nuk është nënshkruar marrëveshja e koalicionit ndërmjet PDK-së dhe partive tjera.
Në vazhdën e diskutimeve të fundit, po përzgjidhen edhe emrat e mundshëm që do të udhëheqin dikasteret ministrore në qeverinë e re.
Portali Indeksonline ka mësuar disa prej emrave të ministrave të rinj. Hajredin Kuçi nuk do të jetë më zëvendësi i kryeministrit Thaçi, por ministër i Drejtësisë. Vendin e tij mund ta zë ministri aktual i Arsimit, Enver Hoxhaj.

Fatmir Limaj duket se nuk do të udhëheqë me transportet e telekomunikacionit dhe as që do të jetë në qeverinë e re. Njeriu i Ministrisë së Transporteve do të jetë Memli Krasniqi, zëdhënësi aktual i Qeverisë së Kosovës. Emra tjerë të përfolur për ministra janë Vlora Çitaku, ministre për Integrime Evropiane, Mimoza Kusari-Lila ministre e Jashtme, Bajram Rexhepi i Punëve të Brendshme, Bekim Çollaku, këshilltar i Thaçit, ministër i Arsimit. Serbët do të udhëheqin Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Merret vesh se Hashim Thaçi tashmë ka zhvilluar disa takime me ministrat e rinj të mundshëm.

(e.n/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›