E Diel, 1 Nëntor 2026

"Unë dhe vëllezërit s'duam të dimë për motrën

13/01/2005  

"

TIRANË – Ishte thirrur për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me rrëmbimin e motrës nga i pandehuri Bardhyl Hyskja. Por më shumë se sa dëshmia, ajo mund të quhej rrëfim për të mohuar motrën e quajtur Armanda Dalipi, e trafikuar fillimisht nga dy të pandehurit Bardhyl Hyskja dhe Sula Çela.

Dëshmia

Motra e madhe e familjes, e thirrur dje për të dëshmuar, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Armandës për të lënë shtëpinë e për të punuar në rrugët e Greqisë, si prostitutë. Dje në gjykatë, ajo u shpreh se, nuk e di ku ndodhet sot Armanda, madje, nuk ka dëshirë të dijë një gjë të tillë. "Ajo iku dhe na la, atëherë përse unë duhet të di se ku ndodhet sot Armanda. As vëllezërit e mi, që janë dy në Greqi dhe dy në Tiranë, nuk e dinë se ku është Armanda". Nga jeta e familjes Dalipi, vajza me origjinë nga Tepelena duket se është larguar. Askush nuk e di adresën e saj, që nga fundi i vitit 2003, kur erdhi në Tiranë e denoncoi dy djem dhe u largua përsëri.

Të pandehurit

Të pandehurit përballen me akuzën e trafikimit të femrave për prostitucion. Ai që ka rënë i pari në duart e policisë është babai i dy fëmijëve, Bardhyl Hyskja. Njohja e tij me vajzën në spital, është bërë shkak për të menduar se si mund të trafikohej në vendin fqinj. Me të pandehurin, vajza qëndroi 17 ditë në Fier e Rroskovec. Më pas, vajza i është shitur të pandehurit Sulo Çela. Ky i fundit e ka dërguar në Greqi dhe e ka shfrytëzuar për gjashtë muaj. I akuzuari Sulo Çela tha dje para gjykatës, se vajza ka patur të dashur Femi Sinën, me të cilin ka qenë në të njëjtin fshat. Nga marsi i vitit të kaluar deri në 12 maj, lidhja e Armandës me Bardhylin ishte e fshehtë. Ata takoheshin në Tiranë, pothuajse çdo ditë. Madje, sipas dëshmisë së prindërve të të dëmtuarës, Bardhyli ishte bërë mik i familjes, deri në maj, kur filloi një tjetër histori. Bardhyl Hyskja kishte braktisur familjen e tij për të qëndruar me Armandën histori që zgjati vetëm 17 ditë, nëpër disa qytete të Shqipërisë. Në këto kushte ai futet në borxh te shoku i tij, Sulo Çela, edhe ky i arrestuar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai arriti të bënte një shkëmbim. I dorëzoi në duar vajzën Sulo Çelës dhe më pas u kthye në familje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›