Siri, 4000 të vrarë në protestat kundër regjimit
Ka shkuar në 307 numri i fëmijëve dhe minorenëve të vrarë në Siri gjatë shtypjes së manifestimeve civile nga forcat e regjimit të presidentit Bashar al Asad. Alarmin e ka dhënë sot në Gjenevë Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në OKB, Navi Pillay.
Sipas saj, në total viktimat e protestave kundër regjimit në Siri janë mbi 4000, ndërsa mijëra të tjerë mbahen të burgosur.
Më shumë se 14 000 persona mbahen nëpër burgje dhe të paktën 12 400 kanë kërkuar strehim në vendet fqinje, ka bërë të ditur Pillay në një mbledhje të Këshillit të OKB-së mbi të drejtat e njeriut.