Ja kush janë kandidaturat për deputetë në qarkun e Shkodrës

Jozefina Topalli përballë kandidates së PS, Mimoza Hafizit në Shkodër
Shkodër- Në qarkun e madh të Shkodrës janë 11 zona elektorale, të cilat në një shumicë rastesh në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara deri më tani kanë nxjerrë me shumicë fitimtare kryesisht dhe veçanërisht në PD-në. Në disa zgjedhje të fundit ka pasur në zona periferike rurale të Shkodrës si qytet, në saj të maxhoritarit kanë mundur të dalin fitimtarë persona, të cilët kanë kandiduar për PS-në, por në origjinën e tyre kanë qenë një dalje partiake e PD. Në fakt, kështu ka qenë fitorja e Tom Doshit në zonën 7-të elektorale dhe e Paulin Sterkajt në zonën numër 1 elektorale, ku përkatësisht kishin përballë Valentin Palaj dhe Pjetër Arbnori. Por, duhet thënë se në Shkodër si qytet, asnjëherë në maxhoritar PS-ja nuk ka mundur të nxjerrë qoftë edhe një kandidat të vetin fitues për në parlamentin shqiptar. Por, tashmë në PS e Shkodrës ky moment i vështirë është larguar, sepse proporcionali rajonal do të ketë vëmendje vetëm në renditjen e listës dhe pastaj llogaritë do të bëhen në sasinë e votave të hedhura për partinë apo koalicionin e majtë. Natyrisht që dikur, Shkodra si të majtë në parlament nuk dërgonte më shumë se dy apo tre deputetë, duke i lënë pjesën e luanit PD-së, por sot oreksi dhe mekanizmi ka shtuar mundësitë që qarku të ketë katër deputetë të majtë dhe të luftohet për të pestin. Nga emrat e përmendur deri tani në rrethet socialiste janë diskutuar si kandidatë dhe me rreshtim të mundshëm Mimoza Hafizi, e cila ka vendin e parë për tëkonverguar në listë edhe si femër me Jozefina Topallin, e cila padyshim është e para në listën e demokratëve. Por, mbas saj diskutohen Namik Kopliku dhe Ilir Beqa së bashku me Tom Doshin, që patjetër është një nga pikat më të rëndësishme në PS-në si renditje. Natyrisht që janë diskutuar edhe emrat e Ledi Shamkut dhe Zef Çunit një nga kandidatët për kryetar i PS për Shkodrën, por edhe kandidat përballë Topallit në vitin 2005. Nga burime të brendshme të PS, po perceptohet se dy njerëzit me origjinë shkodrane si Kopliku dhe Beqa, por që jetojnë në Tiranë do të bënin një treshe së bashku me Hafizin dhe katërsh me Tom Doshin, që nuk diskutohet shumë në rrethet socialiste se mund të fitojë edhe i vetëm, sepse e ka treguar edhe dikur këtë forcë elektorale. Ka edhe një indikacion tjetër që tregon se PS dhe Edi Rama mund të lirojë një vend të tretë ose të katërt në Shkodër për partinë aleate G99 në Shkodër dhe ky do të ishte momenti i diskutimit brenda PS. Në këtë parti nuk po diskutohet në listën dhe vendet e para lideri kryesor i PS të Shkodrës Edi Shiroka, i cili mund të thuhet se ka mundur deri më tani ti mbajë bashkë socialistët e Shkodrës që në përgjithësi janë disi të shpërndarë. Duken më të lehta problemet në kampin blu në Shkodër ku vendin e parë, por edhe renditjen e kanë në një farë mënyre në dorë zonja Topalli dhe padyshim lideri Berisha. Nga rreshtimi më poshtë saj flitet se janë tre të mbeturit deputetë të Shkodrës si Astrit Bushati dhe Arenca Troshani së bashku me Ramiz Çobajn. Kuptohet se largimi i Gilman Bakallit në partinë e Ngjelës nuk përbën ndonjë problem të madh për PD-në e Shkodrës, e cila ka në listë dhe diskutim prefektin e Shkodrës, Maxhid Cungun dhe Ahmet Omin së bashku me Bujar Hotin. Por është edhe një mundësi lëvizjesh të tjera me emra të rëndësishëm nga Tirana për kandidim në Shkodër ku përfliten dy emra përfaqësues të origjinës nga Malësia e Madhe dhe Puka. Të tillë emra, të dorës së dytë përfliten edhe në PS-në e Shkodrës si qark, por që natyrisht do të ishin goditja e fundit dhe e minutës së fundit e Edi Ramës dhe disi e pa besueshme me socialistët shkodranë, por që ka efekt në elektoratet përkatëse në dy rrethet e vogla të qarkut të madh të Shkodrës. Kurse emrat e vërtetë të deklaruar në Shkodër si kandidatë janë ato të LSI dhe qyteti tashmë i di ato, duke qenë se janë prezantuar dhe këto do të jenë Sokol Axhemi nënkryetari i kësaj force politike dhe Seit Fishta bisnesmen në fushën e ndërtimeve dikur mundës i Vllaznisë. Gjithsesi nuk shihet asnjë lloj përzgjedhje dhe renditje me anën e anëtarësisë dhe po ashtu në bazë të momentit të harruar tashmë një anëtar një votë. Kandidaturat mendohen të dalin vetëm ditët e fundit të fillimit të fushatës për të mos lënë kohë për goditjet të brendshme në partinë e mëdha PD dhe PS.