E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, udhëzim për funksionimin e KQV-ve



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të marrë sot në shqyrtim projekt-udhëzimin “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Qendrës së Votimit”.

Ky udhëzim ka për qëllim të rregullojë mënyrën e ngritjes, organizimit dhe funksionimit të KQV-ve, caktimin e rregullave për zhvillimin e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve në Komisionet e Qendrave të Votimit, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 28 qershor 2009. Në këtë udhëzim përcaktohet përbërja e anëtarëve të KQV-së, si dhe partitë të cilat kanë të drejtë të propozojnë anëtarë në këto komisione. Gjithashtu, përcaktohet edhe procedura që duhet të ndjekë KZAZ-ja për hedhjen e shortit për përcaktimin e anëtarit të shtatë të KQV-ve.

Përcaktimi i partisë, e cila ka të drejtë të propozojë anëtarin e shtatë të KQV-së bëhet sipas një procedure të përcaktuar me parë. KQV-të, renditen në bazë të numrit rendor që ka çdo KQV sipas SUN-it, duke filluar nga KQV-ja me numër rendor më të vogël e duke përfunduar tek KQV-ja me numër rendor më të madh. KQV-të, të cilat kanë numër rendor 5 shifror, renditen pas KQV-së, së cilës i korrespondojnë 4 shifrat e para. Për efekt të këtij shorti KQV-ve u vendoset një numër tjetër duke filluar nga 1 e në vazhdim. Sipas kësaj procedure, partia, e cila ka propozuar zëvendëskryetarin e KZAZ-së, ka të drejtën të propozojë anëtarin e shtatë të KQV-së së parë dhe numrat tek në renditje, ndërsa partia, e cila ka propozuar kryetarin e KZAZ-së, ka të drejtën të propozojë anëtarin e shtatë të KQV së me numrat çift në renditje. Ky udhëzim është parë si domosdoshmëri për administrimin e mirë të zgjedhjeve nga Komisionet e Qendrave të Votimit dhe KZAZ-të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›