E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja lëndët me zgjedhje për gjimnazet

 

Matematikë e avancuar, Letërsi e avancuar, Teknologji informacioni. Këto janë vetëm disa prej lëndëve që do të kenë mundësi të zgjedhin me dëshirë nxënësit e shkollave të mesme këtë shtator. Veç tyre nëse duan do të mund të ndjekin orët mësimore për Guidë Turistike, Fotoshop, Teatër apo Kërcim. Tekstet dhe programi për shkollat e mesme është rinovuar në përputhje me programet e fundit të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Në këtë mënyrë, të rinjtë e klasave të dhjeta, sikundër quhen ndryshe, do të kenë mundësi që të zgjedhin mes disa lëndëve të reja alternative. Gjithashtu, një vend të rëndësishëm në programin e ri mësimor që mendohet t’u ofrohet këtyre të rinjve do të zënë edhe disa alternativa të gjuhëve të huaja. Këtu përjashtim bën vetëm Anglishtja dhe Italishtja që konsiderohen si gjuhë të para dhe janë përfshirë në lëndët bazë të detyruara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›