“Plazhet në vend janë të pastra”
Rreth 90% e plazheve në vendin tonë cilësohen të pastra ndotjet bakteriologjike. Të paktën këtë garanton Ministria e Mjedisit. Por sipas këtij dikasteri problem vazhdojnë të jenë mbetjet urbane, sidomos në pikun e sezonit të plazhit. Në raport vlerësohet se rreth 90 për qind e ujërave bregdetare janë në përputhje me normat e lejuara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Programit për Mjedisin të Kombeve të Bashkuara dhe vetëm rreth 10 % e tyre nuk janë në përputhje me këto norma. Sipas specialistëve të ministrisë plazhet me cilësinë më të mirë të ujërave të larjes janë plazhet e Dhërmiut, Himarës, Borshit, Velipojës dhe Shëngjinit dhe brenda normave të rekomanduara zona e Jonufrit dhe e Radhimës. Kampionimi është kryer në 71 stacione që përfshinë zonat më të frekuentuara gjatë gjithë sezonit t plazhit në gjithë bregdetin tonë.