E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja lodrat me përbërje kimike në treg

• Shumë prej lodrave që tregtohen në vend janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, pasi kanë përmbajtje të lartë kimikatesh.Fabiola ÇelaAlarmi vjen nga Ministra e Ekonomisë. Konkretisht bëhet fjalë për disa lodra të kompanisë "Fisher Price", e cila ka kërkuar vetë tërheqjen nga tregu të një kategorie lodrash të prodhuara prej saj, që paraqesin rrezikshmëri për përmbajtjen e plumbit mbi nivelet e lejuara. Por nuk përfundon me kaq. Përveç këtyre, rrezikshmëri të lartë ndaj shëndetit të fëmijëve paraqesin edhe lodrat e importuara nga Kina. Konkretisht lodrat e prodhuara në Kinë paraqesin rrezikshmëri të lartë ndaj mbytjes ose helmimit, shokut elektrik, dëmtimeve të ndryshme fizike apo bakteriologjike etj., të provuara nga testimet e laboratorëve të akredituar në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Në këto kushte, Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të mos blejnë këto kategori lodrash. Nga ana tjetër, ajo u ka kërkuar të gjithë tregtarëve që të mos tregtojnë lodrat e prodhuara nga kjo firmë, si edhe produktet e importuara nga Kina. Lista e lodrave të rrezikshme është e gjatë, duke filluar që nga makina për fëmijë, kukullat etj. Ndërkohë do të jetë Inspektorati Qendror Teknik ai që do merret me ndalimin e tregtimit të këtyre lodrave të treg. Në një prononcim për gazetën "Panorama", kryetari i këtij inspektorati, Ilir Kurti, është shprehur se aksioni për evidentimin e pikave që tregtojnë këto lodra ka nisur që ditën e hënë. Sipas tij, pika kryesore nga tregtohet kjo kategori mallrash është Medreseja, ose siç njihet ndryshe tregu kinez. Por këto lodra nuk tregtohen vetëm këtu. "Ka edhe shumë individë të palicencuar, të cilët shesin lodra në mes të rrugës", tha Kurti. Në këto kushte, ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos blejnë lodrat që tregtohen nëpër rrugët e qytetit, pasi edhe këto lodra janë të importuara nga Kina dhe, për pasojë kanë përmbajtje të lartë kimikatesh. Deri më tani inspektorët e këtij inspektorati kanë arritur të piketojnë të gjitha pikat ku tregtohet kjo kategori malli. "Të premten do të dalë edhe urdhri i bllokimit të këtyre lodrave të rrezikshme", theksoi Kurti. Në fakt, sipas tij, nuk është ky problemi i vetëm. Sipas tij, inspektorati do të largojë nga tregu edhe revolet me saçme siç njihen nga fëmijët, pasi sipas kryeinspektorit këto lodra janë të rrezikshme për fëmijët. Përveç këtyre ka edhe mjaft pajisje elektrike, të cilat kanë një cilësi mjaft të dobët dhe, për rrjedhojë, nuk do të lejohen që të tregtohen më në tregjet e vendit.Llojet e lodrave të ndaluaraMaske (Halloween) Kategoria: Loder”Lloji: TESCOTipi/numri i modelit: I gjithe llojiVendi origjines: Hong Kong Rreziku: MbytjeAri (pellushi)Lloji: LOUISE MANSEN”Tipi/numri i modelit:QJ056Vendi i origjines: KinaRreziku: Mbytje per shkak te pjeseve te vogla te shkeputshmePrincess ClubLloji: Loder plastikeTipi/numri i modelit:Princesh dhe kale nr. 3322; nr. 3326.Vendi i origjines: KinaRreziku: Permban substanca organike te rrezikshmeLapsa tushLloji : loderProdukt: Paints - Tempera paints Brand: SaKOTATipi/numri i modelit: CEA 2039, 12 cope, EAN: 5997875720391Rreziku: Helmim per shkak te permbajtje se larte te plumbit ne koken e lapsit”Kukull plastikeLloji:Alex Collection, Tipi/numri i modelit: EAN kodi 712296056037 (paketim) ose 36447001211000000200 (TEDi sticker), Nr 3644700Rreziku: permban substanca kimike te rrezikshme per shendetin Dylbi loderLloji: TESCO.Tipi/numri i modelit:051105- binoculars,EAN: 5051008230864.Vendi i origjines: KinaRreziku: permban substanca kimike te rrezikshme per shendetin (PVC)AbazhurProdukti: Lovely Mini Night Light.Lloji: PREZENT.”Tipi/numri i modelit: 1210 Bear Red, R06W51.”Vendi i origjines: KinaRreziku: Marrja flakeFisher PriceProduktet me kode:B7989 Silly Parts TalkingElmo B7987 Elmo in the Giggle Box 87946 Elmo Keyboard 90267 Ernie Splashin' Fun Trike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›