Flasin politikanët shqiptar për Obamën
>Kreu i LSI, Meta: Ngjarje e jashtëzakonshme për Amerikën
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka përshëndetur ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të SHBA-ve, Barack Obama si dhe i ka uruar atij dhe kombit mik të SHBA-ve, sukses në hapjen e një faqe të re për zhvillim, paqe dhe prosperitet. Kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme për Amerikën, për përballimin e sfidave madhore me të cilat ajo ndeshet, të cilat janë sfida të botës së qytetëruar, për zhvillim, paqe dhe progres, ku angazhimi dhe roli i SHBA mbetet themelor, ka cilësuar Meta, duke shtuar se presidenti Obama është riafirmim dhe një shembull i gjallë se suksesi i tij mbështetet mbi vlerat që ai dhe populli amerikan beson, mbi punën dhe ndershmërinë, kurajon, tolerancën, luajalitetin e patriotizmin. Më tej, kreu i LSI-së Ilir Meta ka vlerësuar se fitorja dhe lidershipi i Presidentit Obama është ngadhnjim i lirisë, i mundësive të barabarta, i demokracisë dhe konkurrimit të ndershëm, ku fiton vullneti i qytetarit të lirë. Filozofia e kunkurrimit të lirë, e besimit tek barazia e drejtësia, është rruga e duhur që duhet të ndjekë Shqipëria për të arritur demokracinë e vërtetë, prosperitetin, zhvillimin dhe integrimin e saj të plotë në NATO dhe BE.
Kryeministri Berisha: Sytë e njerëzimit janë tek Obama
Në një koncert solemn të organizuar dje në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, që çeli dhe sezonin artistik të këtij institucioni, kryeministri i vendit, Sali Berisha përcolli mesazhin e urimit për Presidentin Obama vetëm 30 minuta pasi kombi i madh amerikan, por dhe mbarë njerëzimi, përjetuan inaguracionin e Barack Hysen Obamës si President i parë i SHBA-ve me orgjinë afro- amerikane. Ai duhet të ketë besimin e madh se sytë e njerëzimit janë të drejtuara nga ai, është shprehur kryeministri Berisha, e cili e ka cilësuar fushatën e Presidentit Obama si një fushatë legjendare. Ai e konsideroi ish- presidentin Xhorxh Ë. Bush një mik të madh të Shqipërisë sikundër dhe e konsideroi Presidentin e ri Barack Obama një mik të madh.
PDK: Obama, shpresa e re e SHBA-ve dhe e shqiptarëve
Partia Demokristiane ka përshëndetur dhe uruar ditën e marrjes së postit nga Barak Obama si presidenti i 44 t i Amerikës. Duke e cilësuar si një ditë të shënuar jo vetëm për Shtetet e Bashkaura të Amerikës, por për mbarë botën dhe në veçanti për Shqipërinë, si vend mik dhe aleat i SHBA-ve, presidentin e ri Z. Barak Obama, kreu i PDK-së Nard Ndoka është shprehur se e konsideron zgjedhjen e tij si president, si një fitore të madhe të politikes amerikane, të qytetërimit amerikan, të vlerave të shenjta të lirisë dhe të barazisë që shoqëria amerikane ka krijuar dhe mbrojtur në gjirin e saj, duke u shndërruar në model frymëzues për të gjithë njerëzimin. Në këtë ditë të jashtëzakonshme, PDK u uron presidentit Obama suksese në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në të mirë të qytetarëve amerikanë, në të mirë të konsolidimit të paqes dhe të lirisë, në të mirë të bashkëpunimit dhe miqësisë së shenjtë që lidh Shqipërinë dhe shqiptarët me SHBA-në, ka deklaruar Ndoka, duke shtuar se në këtë ditë të shënuar, demokristianët shqiptarë, i shprehin gjithashtu mirënjohjen e thellë Presidentit Xhorxh. Ë. Bush si një president i shkëlqyer në raport me Shqipërinë, si një mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Më tej Ndoka është shprehur edhe për ish-presidentin Bush. Në këtë ditë të fundit të mandatit të Tij, PDK i shpreh mirënjohjen e thellë presidentit Bush si presidenti i parë amerikan që vizitoi Tiranën, si presidenti që inkurajoi, mbrojti, mbështeti dhe njohu Pavarësinë e Kosovës, si presidenti që më mbështetjen e tij të fuqishme garantoi marrjen e ftesës nga Shqipëria për anëtarësim në NATO. Këto vendime historike për shqiptarët të Presidentit Bush e kanë forcuar edhe me tej miqësinë thellë dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy shteteve dhe dy popujve tanë dhe kanë garantuar një të ardhme të shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe, ka deklaruar Ndoka, i cili ka vijuar më tej se PDK shpreh bindjen e palëkundur se nën presidencën e z. Barak Obama marërdhëniet dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve tona do të njohin zhvillime të reja të rëndësishme dhe mbështetja e bashkëpunimi me SHBA-në do të jenë një garanci e për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.
Ish kryeministri Majko: Obama, simbol optimizmi në krizën botërore
Obama është kthyer në një simbol optimizmi në një periudhë ku e gjithë bota ndodhet në krizë ekonomike. Kështu është shprehur Ish- Kryeministri Pandeli Majko, gjatë ditës së djeshme, teksa Obama mori postin e presidentit të Amerikës. Fitorja e Obamës është fitorja e tij si fenomen u shpreh Majko, sipas të cilit politika e vjetër dhe politika e re bashkohen në një qëllim që ka veç një emër SHBA. Sipas Majkos, SHBA-të çdo punë që kanë nisur e kanë çuar deri në fund duke përmendur kështu integrimin e Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO.
Presidenti Topi uron Obamën në emër të shqiptarëve
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka përcjellë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama urimet më të mira me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë nëpërmjet një mesazh. I nderuar Zoti President, zgjedhja Juaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, tJu përcjell urimet më të mira e më të përzemërta për fitoren Tuaj historike, ka qenë mesazhi i presidentit Topi, për homologun e tij amerikan.
Kryetarja e Kuvendit, Topalli e ftuar e veçantë nga Kongresmeni Hanbury
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhej dje në Ëashnington, për të marrë pjesë ndër personalitetet politike në ceremoninë e betimit të presidentit të 44 të SHBA, së Barak Obama, ka qenë e ftuar e veçantë e kongresmenit Bill Hanbury, në darkën festive të organizuar prej tij për këtë rast. Kongresmeni Hanbury, ka pritur Kryetaren e Kuvendit në mjediset e Muzeut të Artit amerikan Smithsonian, vend ku kishte zgjedhur të organizonte, këtë darkë madhështore. Në këtë eveniment ka qenë i ftuar Presidenti Obama, i cili ka bërë betimin në Capitol hill mesditën e djeshme. Presidenti i zgjedhur amerikan ka qenë i pranishëm dhe ka përshëndetur dhe darka të tjera, festive, të organizuara nga kongresmenët amerikanë, të mbajtura në hotelet më me emër të ëashingtonit dhe në qendrat më të mirënjohura kulturore. Ceremonia e betimit të Presidentit të ri Obama, e cilësuar historike, ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm dhe ka sjellë në Ëashington, një numër rekord vizitorësh nga e gjithë SHBA. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është gjithashtu e ftuar të ndjekë panelin, ku pritet të debatohet mbi sfidat dhe pritshmëritë e 100 ditëve të para të presidentit të ri amerikan, nga analistët dhe politologët më me zë të Shteteve të Bashkuara.
Ministri i Jashtëm, Basha i bën jehonë zgjedhjes historike të Obamës
Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka vlerësuar si historike momentin kur Barak Obama do të betohej si presidenti i 44-t i SHBA-së. Shefi i diplomacisë shqiptare Basha ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të SHBA-së në rajon, në Shqipëri, e veçanërisht në Kosovë pasi amerikanët u shndërruan në mbrojtësit më të fortë të pavarësisë së Kosovës. Sipas Bashës, marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të përmirësohen tashmë që në krye të Shtëpisë së Bardhë është Obama. Ndërkaq, Ministri Basha i bëri dhe jehonë fushatës së jashtëzakonshme elektorale mes Obamës dhe Mc Cain, duke bërë edhe analogji me PD-në dhe aspiratat e saj. I gjithë faktori politik shqiptar ka qenë gjithmonë i bashkuar për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në