E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ja paratë që duhet t'i japim bashkisë

12/01/2005  Bizneset, 6 taksë vetëm për bashkinë

Ja sa para duhet të paguash për të bërë biznes në vitin 2005

Brikena Kamenica

Të gjitha bizneset e vogla të regjistruara në degën e tatimeve janë të detyruara të paguajnë taksën vendore në bashki ose në komunë. Për 2005-ën, Paketa e re Fiskale ka parashikuar të tjera tarifa për taksën vendore, që kanë hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti. Kështu, Paketa parashikon sistemin tarifor për të tre kategoritë e bashkive në rrethe si dhe të komunave, si dhe ka bërë diferencimin për të gjitha tipet e biznesit. Taksë më të lartë vendore duket se kanë në 2005-ën automjetet për transportet e mallrave si dhe ato për transport detar. Ndërkaq, duket se niveli i taksës ka diferencime të mëdha nga bashkitë në kategorinë e parë në bashkitë në kategorinë e dytë. Diferencimi është thuajse 50 për qind e nivelit të taksës. Nga bashkitë te komunat, ligji parashikon gjithashtu pagimin vetëm të 50 për qind të taksës së planifikuar për bashkinë ku bën pjesë komuna. Por, ndërkaq, çdo bashki ka të drejtën që ia jep ligji të ulë nivelin e paracaktuar të taksës deri në masën 30 për qind. “Këshilli i bashkisë ose i komunës në të cilën është vendndodhja e biznesit, mund të ulë masën e nivele treguese jo më shumë se 30 për qind dhe çdo ulje duhet të bëhet njëlloj për të gjitha kategoritë e bizneseve”, thuhet në ligjin e ri tatimor për 2005-ën. Ligji parashikon dhe datat limit, brenda të cilëve biznesmenët do t’ju duhet të paguajnë taksat ose në të kundërt, do të penalizohen. Sipas ligjit, taksa vendore paguhet në dy këste dhe konkretisht më 20 prill dhe 20 tetor. Ndërkohë për të gjithë ata që vendosin të paguajnë taksën menjëherë pa e ndarë në dy këste dhe para afatit, bashkia ka të drejtë të ulë nga 3-5 për qind të vlerës së taksës. Ndërkaq, taksa e tokës bujqësore paguhet një herë në vit dhe duket se nga kjo taksë janë të përjashtuar me ligj vetëm ato biznese që kanë mbjellë tokën bujqësore me vreshtari ose kultura drufrutore, për pesë vitet e para të aktivitetit.

Të gjitha detyrimet vjetore për një familje

Qytetarët, taksa

makine, shtëpie

dhe shitje trojesh

Janë disa taksat që qytetarët detyrohen t’i paguajnë bashkisë ose komunës. Taksa e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, ashtu sikurse taksa për metër katror e banesës apo dyqanit, e deri te taksa për regjistrimin e automjeteve, që janë pagesa, të cilat qytetarët duhet t’i bëjnë një herë në vit. Ashtu sikurse ndodh dhe me taksën vendore, të cilën, Bashkia mund të reduktojë në 30 për qind, edhe tarifat e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme për të gjitha nivelet mund të ulen ose të ngrihen në masën 30 për qind. Eshtë Këshilli Bashkiak ose ai i Komunës që vendos nivelin e këtyre taksave, e cila shkon drejtpërdrejt në buxhetin e bashkisë. Gjithashtu, Këshilli mund të vendosë dhe përjashtimin nga kjo lloj takse për persona, të cilët jetojnë nën minimumin jetik ose pronarëve që u është dëmtuar prona nga forca madhore. Ndërkaq, nuk mund të thuhen të njëjta gjëra për taksat e tjera që paguhen në derën e bashkisë dhe që kanë të bëjnë me taksën e fjetjes në hotel ose taksën për regjistrimin e automjeteve. Kështu me ligj është parashikuar që, dhe në 2005-ën, taksa e fjetjes në hotel të jetë 5 për qind e çmimit të fjetjes. Këtë taksë janë të detyruar ta paguajnë jo vetëm hotelet ose motelet, por shtëpitë e pritjes ose turizmi familjar në zonat turistike. Për sa i takon taksës së regjistrimit të përvitshëm të automjeteve, shansin për t’u përjashtuar nga tatimi vjetor e kanë vetëm trupat diplomatikë dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat gëzojnë statusin diplomatik. Kjo taksë nuk është e ndarë sipas kategorive të bashkive, por paguhet njëlloj në të gjithë vendin dhe duket se ka tarifa nga më minimalet deri te tarifat e larta, që me sa duket janë rezervuar për makinat me tonazh të lartë. Aktualisht, taksat për mjetet lëvizin nga 6 mijë lekë të vjetra për motorat, deri në 90 mijë lekë të vjetra për autobusët dhe 80 mijë lekë të vjetra për kamionët mbi 18 tonë. Qytetarët që kanë autovetura do të paguajnë këtë vit 24 mijë lekë të vjetra.

Të gjitha llojet e taksave vendore

Taksa vendore për biznesin e vogël

Taksa për pasuritë e paluajtshme

1- taksa për ndërtesat

2- taksa për tokën bujqësore

Taksa e fjetjes në hotel

Taksa e ndikimit në infrastukturë nga ndërtimet e reja

Taksa e kalimit pronësisë për pasuritë e paluajtshme

Bashkitë e kategorisë së parë

Tirana

Durrësi

Kategoria e dytë

Shkodër

Korçë

Vlorë

Sarandë

Gjirokastër

Elbasan

Kategoria e tretë

Të gjitha bashkitë e tjera

Taksa e makinave

Tipi i mjetit taksa në lekë

Motomjete 600

Automjete me më pak ose e barabartë (4+1 vende) 2400

Automjete ose autobusë me më shumë se (4+1) dhe me më pak ose e barabartë me (8+1) vende 4800

Autobusë me më pak ose i barabartë me (32+1) vende 6000

Autobusë me më pak ose i barabartë me (42+1) vende 7200

Autobusë me më shumë se (42+1) vende 8400

Autobusë artikula me më shumë se (42+1) vende 9000

Furgon dhe kamion me peshë maksimale të autorizuar deri në 3.5 tonë 3600

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 3.5 deri ose të barabartë me 7.5 tonë 4800

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 7.5 deri ose të barabartë me 18 tonë 6000

Kamion me peshë maksimale të autorizuar mbi 18 tonë 8000

Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, etj.) 3000

Mjete për punime ndërtimi dhe toke (traktor rrugor, fadromë autovinç, etj.) me peshë maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë 3600

Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar më të vogël ose të barabartë me 7 tonë 3000

Rimorkio me peshë maksimale të autorizuar mbi 7 tonë 4000

Tabela e bashkive sipas zonave

ZONA 1

Tiranë

Durrës

ZONA 2

Vlorë

Fier

Sarandë

Pogradec

Korçë

Elbasan

Berat

Lushnjë

Gjirokastër

Shkodër

Kavajë

Lezhë

ZONA 3

Të gjitha bashkitë e tjera

KALIMI I PRONËSISË

Zona 1 zona 2 zona 3

Lloji lekë/m2

Ndërtesa banimi 1000 300 100

Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime

2000 700 300

Ndërtesa të tjera 1500 500 200

Shënim 1: Nivelet treguese të taksës dhënë në tabelë, janë të vlefshme vetëm për bashkitë

Shënim 2: Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të Bashkive

TAKSA MBI NDËRTESAT

Zona 1 zona 2 zona 3

Lloji lekë/m2/ vit

Ndërtim banimi ndërtuar para 1993

15 10 5

Ndërtuar gjatë dhe pas viti 1993

30 12 6

Ndërtesa për tregti dhe shërbime

200 150 100

Ndërtesa të tjera

50 30 20

Shënim 1: Nivelet treguese të taksës dhënë në tabelë, janë të vlefshme vetëm për ndërtesat në zonat urbane (bashkitë).

Shënim 2: Në zonat rurale, komunat niveli tregues i taksës për –do kategori minimale të ndërtesës është sa ½ e nivelit tregues përkatës të kategorisë minimale të ndërtesës në bashkitë qendër rrethi, në të cilat ndodhet komuna

Taksa mbi biznesin

Tipi biznesit kat. 1 kat. 2 kat. 3

A. Shitje me pakicë 60 20 15

B. Shitje me shumicë 60 20 15

C. Prodhim 35 15 10

Ç. Shërbime 20 10 10

D. Profesione të lira 45 30 15

Dh.Ambulant, në fushën e tregtisë dhe të shërbimeve

15 10 10

E. TRANSPORT

1. Transport pasagjerësh

Automjete deri në 5 vende (përfshi shoferin) 35

Automjete me 6 deri 9 vende (përfshi shoferin) 70

Automjete me 10 deri 25 vende (përfshi shoferin) 80

Automjete me 26 deri 42 vende (përfshi shoferin) 90

Automjete me mbi 42 (përfshi shoferin) 95

2. Transport mallrash

Automjete deri në 2 tonë 55

Automjete nga 2.1 deri në 5 tonë 80

Automjete nga 5.1 deri në 10 tonë 95

Automjete nga 10.1 deri në 16 tonë 100

Automjete mbi 16 tonë 150

3. Transport ujor

Transport detar brenda vendit 110

Transport në liqene brenda vendit 95

Varka për shëtitje 30

Shënim: Në komuna, niveli tregues i taksës është 50 për qind e nivelit tregues të tij për çdo kategori

TAKSA PËR TOKËN

Kategoritë sipas rretheve

1

Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë

2.

Shkodër, Elbasan, Berat, Korçë, Delvinë, Kurbin, Peqin, Kuçovë

3.

Gjirokastër, Përmet, Pogradec, Librazhd, Dibër, Mat, Skrapar, Mallaksatër, Devoll, Tepelenë

4.

Bulqizë, Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Gramsh, Ersekë

Vlera e taksës lekë/m2 në vit

Kategoria 1 2 3 4

I 5600 4200 2800 1400

II 4900 3500 2100 1200

III 4200 2800 1400 1100

IV 3600 2300 1350 1000

V 3000 1900 1250 900

VI 2400 1600 1200 800

VII-X 1800 1400 1100 700

Shënim: Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e Ministrisë së Bujqësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›