Ronaldinjo: Barcelona është gjallë!
12/01/2005 Braziliani Ronaldinjo, fituesi i edicionit të fundit të futbollistit më të mirë të vitit, të zgjedhur nga Fifa, mendon se humbja e turpshme me Vilarealin, do të ndikojë pozitivisht për Barcelonën: "Tashmë e dimë që Reali është afruar më shumë- ka thënë braziliani- dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Kemi gabuar në një ndeshje të rëndësishme dhe kemi humbur tre pikë, tashmë duhet të ngrejmë kokën…".
- Barcelona ka humbur 3-0, ndërsa Reali ka fituar 3-0 derbin me Atletikon?
- Kemi gabuar në interpretimin e ndeshjes me Vilarealin. Ata treguan se janë një skuadër e aftë të na vënë në vështirësi dhe ne kemi vuajtur kundërsulmet e tyre. Mendoj se rezultati i ndeshjes është paksa i ekzagjeruar. Komplimente Realit, për fitoren me Atletikon. Tashmë janë me moral më të lartë.
- Disa gazeta kishin parashikuar rënien e Barcelonës në janar. Ndoshta ky do të jetë një muaj i vështirë…
- Humbja me Vilarealin nuk ka të bëjë absolutisht me rënien fizikisht të Barcelonës. Kemi dhënë më të mirën për disa muaj me radhë dhe kemi qenë njëra nga skuadrat më spektakolare në Evropë, është e tepërt të kritikohemi për një humbje. Do ta shihni në fundjavë, fytyrën e vërtetë të Barcelonës.
- Trajneri Rajkard ka komentuar në konferencën për shtyp se çdo gabim do të jetë fatal për Barcelonën
- Nuk na lejohet të gabojmë më, sepse Real Madrid dhe Valencia, kanë fituar të dyja terren. Tashmë ka filluar një fazë shumë e rëndësishme e kampionatit, në të cilën është me të vërtetë fatale, të gabosh. Ne kemi besim te forcat tona. Ne jemi Barcelona.
- Si e sheh Valencia e Klaudio Ranierit, që ka bërë hapa pozitivë drejt kreut?
- E kam thënë dhe po e përsëris: Valencia, Reali dhe Barcelona do të jenë tri skuadrat që do të luftojnë deri në fund, për titullin kampion. Ranieri ka formuar një skuadër të mirë, e cila është në gjendje të luftojë për trofe të rëndësishëm. Për asnjërën nga këto tri skuadra, nuk do të jetë jeta e lehtë.
- Në Angli thonë se presidenti Roman Abramoviç është gati të paguajë shifra të mëdha, për të pasur në skuadër shërbimin e Ronaldinjos?
- Jam krenar që një skuadër e madhe si Çelsi, interesohet për mua, por nuk kam menduar për asnjë moment, të largohem nga Barcelona. Këtu kam mbështetjen e të gjithëve: trajnerit, drejtuesve dhe tifozëve. Përpara disa ditësh isha duke udhëtuar me makinë për në qendrën stërvitore dhe befasisht një grup i madh tifozësh, më ndaluan makinën. Fillimisht u frikësova shumë, por ata filluan të këndonin këngë. Ishin me të vërtetë, momente shumë emocionuese. Tifozët më duan dhe unë i dua ata.
- Cilin futbollist do të ëndërronte Ronaldinjo në sulm?
- Ronaldo është shumë i talentuar, por edhe fituesi i “Topit të Artë”, Andrij Shevçenko, është një goleador i vërtetë. Në fakt futbollisti që unë ëndërroj të kem partner, është Eto. Është i jashtëzakonshëm, i fortë fizikisht dhe shumë i shpejtë.