E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti : Dua Ligën e Kampioneve

12/01/2005  

Derbi i humbur me Lacion është hedhur pas shpatullave: fitorja me Atalantën ka sjellë edhe një herë moralin që nevojitet për të vazhduar kampionatin. Për këtë gjë është shumë i bindur edhe kapiteni i skuadrës, Françesko Toti, i cili ka bërë të ditur që edhe rikthimi i Montelës është shumë fondamental: “Vinçenzo ka konfirmuar edhe një herë që është duke kaluar një moment të jashtëzakonshëm këtë sezon. Me Atalantën, ishte dhe më i freskëti, sepse nuk kishte luajtur në derbi. Jam shumë i kënaqur për të- ka nënvizuar numri 10. Falë golave të tij, jemi kthyer te fitorja: Për ne ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim te fitorja, pas humbjes në derbi”. Toti është shumë i bindur se, Roma e tij ka akoma mundësi për të zënë një vend, i cili do t’i dërgonte ato sezonin tjetër, në Ligën e Kampionëve. “Në kampionat ka shumë ekuilibër- thotë Toti, dhe në qoftë se do t’i japim vazhdueshmëri rezultateve tona, mund të zëmë vendin e katërt. Me këtë klasifikim kaq të ngjeshur, mjaftojnë vetëm dy rezultate pozitive për ta arritur. Këtë gjë e ka bërë Lacio, i cili ka fituar edhe në Firence. Titulli? Është i gjithi për t’u luajtur, edhe pse Juvja është kampionia e dimrit. Objektivi ynë është që t’i bëjmë tifozët të harrojnë goditjen e keqe që pësuam në derbi. Ne jemi të zhgënjyer si ata, por do të bëjmë të pamundurën për t’u ringritur”. Dhe kërkon falje, për reagimin që ka bërë ndaj bergamaskut Lazari: “Më bëri një ndërhyrje shumë të keqe nga mbrapa dhe unë reagova. Pak më vonë e kuptova që ishte vetëm një djalë i ri, i cili kishte bërë një ndërhyrje të pakoordinuar. Nuk dëshironte të më bënte keq dhe gabova kur reagova. E rëndësishme është se jemi sqaruar përnjëherë”. Të enjten, Roma është e impenjuar në Kupën e Italisë: “Me Sienën dëshirojmë të shënjestrojmë kualifikimin, nuk duam dhe nuk mundemi të shkëputemi nga kompeticioni”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›