Real: 50 milion për Shevçenkon
12/01/2005
Andrij Shevçenko është në krye të tratativave të merkatos. Qendërsulmuesi ukrainas i Milanit, që për momentin duket i paprekshëm, kërkohet me ngulm nga Çelsi dhe Real Madrid. Interesi i klubit anglez, tashmë njihet prej kohësh. Presidenti Roman Abramoviç e ka ftuar në ceremoninë e ditëlindjes së tij dhe ka qenë një nga të parët që e ka uruar për fitimin e “Topit të Artë”. Për të, kohët e fundit është shtuar edhe interesimi i Real Madrid. Arrigo Saki ka qenë i qartë me presidentin Florentino Perez: nëse Sheva largohet nga Milani, duhet të transferohet vetëm në Madrid. Oferta e Real Madrid është impresionuese: Perez është gati të derdhë në arkën e Milanit plot 50 milion euro. Atëherë Galeani duhet të mendohet…