Ouen: Pankina nuk më tremb
12/01/2005
Majkëll Ouen, sulmuesi i Real Madrid është i shqetësuar për të ardhmen e tij. Në fakt, disa gazeta të përditshme spanjolle kanë shkruar se sulmuesi i Kombëtares angleze, mund të shitet në fund të sezonit. Drejtori teknik, Arrigo Saki, nuk ka shumë simpati për Ouen dhe nuk do të jetë çudi, nëse Ouen në verë kthehet përsëri, në Angli (kërkohet nga një numër i madh i skuadrave angleze). Futbollisti ka reaguar menjëherë: "Qysh nga Viti i Ri dhe deri tani- ka vazhduar sulmuesi i skuadrës spanjolle- ka ndryshuar gjithçka këtu. Trajneri Garcia Remon ka dhënë kontributin e tij për skuadrën dhe duhet ta falenderojmë, por duhet ta pranojmë se Luksemburgo është diçka tjetër". Më pas, Ouen ka sulmuar gazetat që e kanë cilësuar si futbollist të mbaruar: "Kam biseduar me trajnerin Luksemburgo dhe nuk më ka thënë kurrë se jam i pavlefshëm për Real Madrid. Nuk e kuptoj, pse disa gazeta spanjolle shkruajnë se unë nuk i nevojitem më Real Madrid". Ouen flet për situatën aktuale të Realit: "Mund të them se tani, psikologjikisht skuadra është mirë. Kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe tani diferenca me Barcelonën është shtatë pikë. E kam thënë edhe përpara festave të fundvitit se, Barcelona nuk është e pathyeshme. Kanë ardhur momentet e këqija për katalanasit. Ne duhet t`i shfrytëzojmë sa më mirë".
Shpeshherë trajneri Luksemburgo ka praktikuar në stërvitje, një sulm me Ronaldon dhe Raulin dhe ka shumë mundësi që të jetë pikërisht kjo, dyshja e Realit në të ardhmen. Ndoshta për Ouen nuk do të ketë më vend në këtë skuadër: "Unë jam një futbollist i madh dhe luaj në një skuadër të madhe, si Real Madrid. Këtu konkurrenca është shumë e ashpër dhe luajnë gjithmonë më të mirët. Në sulm jemi shumë pretendentë, por askush nuk e ka vendin të sigurtë në formacion. Unë stërvitem dhe përpiqem të jap gjithmonë maksimumin, pastaj për ata që luajnë në formacion vendos trajneri. E di që edhe unë mund të ulem në pankinë, por nuk duhet bërë bujë…"- ka përfunduar sulmuesi madrilen.