E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse bind projekti Hushi për Elbasanin

24-04-2011 / Nga Lavdrim Lita

Projekti i Durim Hushit për Elbasanin vjen në një moment shumë të rëndësishëm. Qyteti kërkon një vizion të qartë për të nesërmen dhe një në administratë bashkiake në dietë, por me efiçencë të plotë. Këto tre elementë kryesorë nga të cilët ka vuajtur gjatë këtyre viteve, mungesa e të cilëve e ka lënë Elbasanin pa orientim në tregun e zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor. Ka ca arsye për të thënë se ka ardhur momenti për një ndryshim në menaxhimin e punëve të Elbasanit.
Përpara se shprehen arsyet të dalin në dritë, Kryetari  i ardhshëm i qytetit duhet të jetë i pajisur me aftësitë dhe dinamizmin e nevojshëm, pa lejuar që konjukturat lokale të sekuestrojnë Elbasanit nga e pritshmja europiane dhe duke e sjellë qytetin në një aritmi dinamizmi dhe zhvillimit ekonomik, fiks si pjesa tjetër e qyteteve të mëdha.
Aftësia e një drejtuesi të mirë është t’i japë qytetit punësimin dhe gjallërimin social, ekonomik dhe kulturor që kaq shumë i ka munguar këtij qytetit, pavarësisht drejtuesve të djathtë apo të majtë. Sot kërkohet një marsh tjetër zhvillimi. Sepse të jesh kaq afër mundësive të zhvillimit dhe të mos kesh ritme adekuate është njësoj si të kesh një makinë Ferrari në pronësi dhe të kesh një rrugë të vetme, pa korsi dhe të kufizuar në metra. Ndër arsyet e para janë padyshim menaxhimi jo fort i mirë i territorit si fillim dhe keqmenaxhimi i buxhetit të bashkisë ka reflektuar ndjeshëm në funksionimin kaotik të qytetit.
Mirëpo kur konstaton se edhe pse shpenzimet operative janë rritur në mënyrë të ekzagjeruar dhe të pajustifikueshme, edhe pse administrata e bashkisë është dyfishuar dhe për rrjedhojë edhe fondi i pagave, ndërkohë që performanca ka rënë, atëherë kupton se nevoja për të pasur qyfyret e Qazimit është e pakuptueshme. Dhe të mos flasim për keqmenaxhimin e territorit bën pjesë edhe një tjetër problem akut që ka qyteti: mbrojtja e mjedisit dhe e shëndetit. Trajtimi i mbeturinave dhe plehrave urbane e ndërtimore ka qenë një nga dështimet më të mëdhenj të këtyre katër viteve. Kësisoj edhe potencialet e turizmit, janë absurde të diskutohet kur asetet  turistike, kulturore, objektet e kultit, monumentet e natyrës, e shumë elementë të tjerë që e bëjnë Elbasanin tërheqës janë neglizhuar jo nga Qazimi, por nga Z. Sejdini.
Prandaj kur flasim se e ardhmja e Elbasanit në këto zgjedhje shtrohet si çështje jetike dhe moment vendimtar për vitet e ardhshme, ne, stafi i Durim Hushit po flasim seriozisht. Sepse, ne, më në krye Z. Durim Hushi, njeriu me një eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë viteve, si Inxhinier, si Përgjegjës prodhimi, si Drejtor Uzine, si Prefekt dhe Deputet kemi besim se do ta ndryshojmë Elbasanin për mirë, për një qytet që ofron shërbime komunitetit, që paguan taksa dhe tarifa të shumta për të pasur më shumë rregull me një plan urbanistik, një zonë industriale për biznesin, një transport publik kapilar, që si damarët e trupit njerëzor të lidhë zemrën e qytetit me periferinë në një kohë shpejtë. Me të drejtë një qytetar që paguan taksën e gjelbërim dhe pastrimit do të  një mjedis të gjelbër dhe një ambient të pastër. Siç dihet, Elbasani gjatë këtyre katër viteve ka përjetuar një përkeqësim dramatik të problemit të plehrave. Sidomos fushat e plehrave që formohen në periferinë imediate të qytetit janë një dramë e madhe për shëndetin e banorëve. Ne do ta zgjidhim! Me anë të ekspertëve që ne kemi në ekipin tonë dhe të tjerëve që do na bashkohen, ne do të investojmë intensivisht në një projekt modern që aplikohet në perëndim, për kthimin dhe rehabilitimin e këtyre fushave tek banorët e qytetit. Fusha aktuale problematike e plehrave do të spostohet në një zonë larg qytetit dhe që tani është bërë studimi i projektit. Bashkia e re do të ketë një plan për një menaxhim të integruar të ambientit, i cili jo vetëm do të zgjidhë problemet aktuale por edhe do të parandalojë ato në të ardhmen. Një Elbasan sa i gjelbër aq dhe i pastër do të favorizonte afrimin e turizmit.
Strategjia jonë parashikon që Turizmi, si pjesë përbërëse e zhvillimit të qëndrueshëm, bashkë me ndërtimin e autostradës Tiranë – Elbasan, të sjellë në qytetin tonë kapitale financiare të nevojshme për ngritjen e cilësisë së jetës. Që turizmi në qytetin e Elbasanas të jetë në agjendën e turistëve europianë dhe botërore nuk është e nevojshme vetëm prodhimi i një guide apo portali të ri online, por mbi të gjitha vëmendja të kthehet tek rikonstruktimi i kalasë, ku një fond i veçantë do të shkojë specifikisht për rikonstruksionin e shtëpive të vjetra, fasadave, mureve dhe çdo elementi tjetër që rrezaton kulturën, historinë dhe traditën e qytetit. Elbasani ka avantazhin e madh që krahas qendrës historike, kalasë, monumenteve të ndryshme kulturorë për të qenë një destinacion turistik.
Natyrisht projekti “Hushi për Elbasanin”, krahas dimensionit turistik, ka patjetër një orientim kulturor dhe historik, e cila kërkon një infrastrukturë të posaçme që të shprehë potencialin e saj. Sigurisht një nga këta elementë është ndërtimi i një shtëpie kulture me kapacitetet e nevojshme,që do të ndikojë ndjeshëm në rigjallërimin e jetës kulturore dhe artistike. Megjithatë kaq është shumë pak. Ekspertiza jonë, me drejtimin e Z. Hushi, mendon se Elbasani duhet të ketë një galeri dinjitoze e cila do të ketë synim parësor ekspozimin e vlerave artistike të qytetit, sidomos në lidhje me traditën. Pse jo? Galeria do të shërbejë si qendër e ballafaqimit direkt të turistëve dhe artdashësve me artistët elbasanas dhe veprat e tyre.
Sidoqoftë sa pasqyruam është pjesë e asaj që Z. Hushi së bashku me Aleancën për Qytetarin  mendon për rigjallërimit të jetës kulturore, me një kalendar të shpallur në tre muajt e parë të çdo viti, që bashkia do të rakordojë me grupet e interesit. Sepse, ne, mendojmë që bashkëpunimi i bashkisë me sektorin privat ka qenë një nga të metat e administratës së mëparshme Sejdini. Ne jemi për një klimë të butë për biznesin, më pak taksa dhe JO klientelizmit, sepse e kundërta do të thoshte tkurrje të ritmit të investimeve dhe për rrjedhojë nuk janë hapur vende të reja pune. Dhe janë vendet e reja të punës, që, ne, mendojmë për katër vitet e ardhme të jenë po kaq të punësuar. Me të drejtë do të pyesin qytetarët sesi do të arrihet kjo.
Nuk është e lehtë, megjithatë, vizioni i Z. Durimi Hushi ushqehet kryesisht nga  shfrytëzimin maksimal të projektit madhor të qeverisë për të ndërtuar rrugën e re Elbasan – Tiranë. Kjo rrugë do t’a shkurtojë shumë distancën me kryeqytetin dhe do ta bëjë Elbasanin një treg tërheqës për investitorët. Programi im parashikon ngritjen e një parku industrial për t’i dhënë shtysë kësaj mundësie. Kjo do të thotë vende të reja pune në industri. Gjithashtu rruga e re do të stimulojë zhvillimin e bizneseve në të dyja anët e saj, duke sjellë kështu vende të tjera pune në sektorin e shërbimeve. Por politikat e punësimit të Bashkisë që do të drejtoj në të ardhmen nuk do të ndalen këtu. Do të ketë edhe politika direkte për nxitjen e punësimit nëpërmjet ngritjes së një sistemi bashkiak të informacionit mbi tregun e punës, lehtësimit të kontakteve midis punëdhënësve dhe punëmarrësve, stimulimit të një partneriteti ndërmjet sistemit arsimor.
Ky bashkëpunim i ngushtë mes punëdhënësve dhe sistemi arsimon në tregun e punës do të ishte i parealizueshëm nëse në projektet e qeverisjes sonë do të mungonte ndërtimi i një kampusi të ri universitar. Ky projekt nuk mungon, përkundrazi ai do të jetë aktiv në momentin e parë të qeverisjes Hushi për bashkinë e Elbasanint, ku kampusi Universitar është boshti mbi të cilin lëviz i gjithë zhvillimi, që me shtimin e fluksit të studentëve e për rrjedhojë logjike konkurrencën aq të nevojshme për ngritjen profesionale të të rinjve.
Elbasani kështu duhet të kthehet në partner për të siguruar zhvillimin e tij. Ka shumë arsye thelbësore pse duhet që të votoni Z. Durim Hushi dhe pse duhet të pensiononi Qazim Sejdinin. Për këto arsye, projekti i Z. Durim Hushit për Elbasanin është zgjidhja më e mirë për nevojat që ka qyteti për të përballuar sfidat e mëdha. Ky projekt jo vetëm që është konkret dhe i prekshëm, por vjen si fryt i një pune të gjatë që mishëron dhe bashkon mirë eksperiencën e gjatë të vetë Durimit me ekspertizën e një stafi të gjerë dhe të gatshëm për ti rikthyer qytetit hovin ekonomik dhe dinamizmin e nevojshëm.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›