Trafiku, dy policë në grupin kriminal
Dy ish-efektiva të policisë së Sarandës do të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte klandestinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Trazhgim Sokolaj
Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet për pesë raste, kur personat që kryenin trafikun e klandestinëve kanë arritur të kalojnë grupe të ndryshme personash në mënyrë ilegale drejt Greqisë. Për realizimin e këtij qëllimi drejtuesi i grupit kriminal, Arjan Shehu kishte "rekrutuar" dy punonjësit e policisë Kadri Emini dhe Ilmi Bejko, të cilët duke kryer shërbimin në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Botë të Sarandës, nuk bëheshin pengesë për kalimin e klandestinëve të trafikuar nga ky grup kriminal. Hetimet për këtë grup kriminal filluan pas kallëzimit të bërë në Prokurorinë e Vlorës, më 4 maj 2007 nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Prokuroria e Vlorës vazhdoi hetimet deri në momentin e arrestimit të personave të dyshuar më 20 korrik 2007. Në këtë kohë, dosja penale i kaloi për kompetencë Krimeve të Rënda, ku hetimet janë drejtuar nga prokurori Ardian Nezha. Pas përfundimit të hetimeve, dosja është dorëzuar në gjykatë me pesë persona të akuzuar, mes të cilëve dy ish-punonjës policie. Ata akuzohen se kanë kryer veprat penale të dhënies ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim mes tyre.
Banda e trafikut
Sipas Prokurorisë, drejtuesi i grupit që realizonte trafikun, ka qenë Arjan Shehu, ish-mësues në Sarandë. Ai mësohet se mbante kontakte me persona të ndryshëm, shoferë furgonash, të cilët transportonin e grumbullonin klandestinë nga të gjitha zonat e Shqipërisë në drejtim të Sarandës. Për kalimin e klandestinëve në drejtim të Greqisë, grupi kriminal akuzohet se kishte "rekrutuar" efektiva të pikës kufitare të policisë, të cilët duke lejuar kalimin e klandestinëve që trafikoheshin nga trafikantët si dhe duke i informuar ata për veprimet e policisë, dyshohet se kanë përfituar financiarisht. Trafikimi i klandestinëve nga zona e Sarandës drejt Greqisë bëhej kundrejt shumave të mëdha financiare në euro. Pjesë të fitimeve dyshohet se kanë marrë edhe efektivat e policisë që akuzohen se kanë bashkëpunuar në këtë trafik. Sipas Prokurorisë, në harkun kohor maj-qershor 2007 të akuzuarit Arjan Shehu, Emin Halilil, Ilia Thoma dhe punonjësit e policisë Kadri Emini dhe Ilmi Bejko në 5 raste kanë bashkëpunuar në formën e "grupit të strukturuar kriminal duke bërë të mundur kalimin e një numri të konsiderueshëm personash nga territori shqiptar në atë grek në mënyrë të kundraligjshme dhe kriminale.
Klandestinët
Ngjarja e parë për të cilën akuzohen të pandehurit ka ndodhur në datat 26 dhe 27 maj 2007. Sipas hetimeve, më 26 maj 2007, Arjan Shehu flet rreth orës 09:30 me Emin Halilin dhe i thotë se, "sonte do të kishte shumë peshk" (klandestinë). Emin Halili i thotë se, është në gatishmëri të plotë. Pas kësaj bisede Arjan Shehu për të siguruar rrugën në Qafë-Botë bisedon me Kadri Eminin (punonjës policie) duke e pyetur nëse ishte ai me shërbim atë natë. Kadriu i përgjigjet se, ai është në shërbim në Qafë-Botë. Rreth 15 persona që do të kalonin si klandestinë drejt Greqisë janë ndaluar fillimisht në policinë e Ballshit e më pas nga ajo e Fierit bashkë me drejtuesit e furgonave, që transportonin personat që do kalonin drejt Greqisë. Klandestinët kanë mbërritur në Sarandë ku janë strehuar nëpër hotele. Në të gdhirë të datës 27 maj 2007, ora 03:00 e mëngjësit ata kanë lëvizur dhe kanë kaluar kufirin në Greqi. Rrugën nga Saranda në Xarë e kanë bërë me furgonin e Emin Halilit.
Rasti i dytë i kalimit të klandestinëve shqiptarë drejt Greqisë ka ndodhur më 29 maj 2007. Në këtë rast, kreu i grupit Arjan Shehu bashkëpunon për grumbullimin dhe transportimin e klandestinëve me dy persona, nga Laçi e Mamurrasi. Pasi ata kanë çuar klandestinët në Sarandë, transportimi i tyre deri në Qafë-Butrint është bërë nga Arjan Shehu, me shofer Emin Halilin dhe taksistin Ilia Thoma. Në këtë ngjarje Arjan Shehu bashkëpunon prapë me punonjësit e policisë Kadri Emini e Ilmi Bejko. Ata ishin vendosur me shërbim në aksin rrugor Butrint-Xarrë-Qafë Botë. Nga bashkëpunimi i policëve me trafikantët është bërë i mundur kalimi i 17 klandestinëve pa shqetësimin e organeve të rendit.
Kalimi i grupit të tretë me klandestinë është bërë më 7 qershor 2007. Arjan Shehu ka organizuar trafikimin e një grupi klandestinesh që vinin nga Mamurrasi. Ai ka pyetur policin Kadri Emini nëse ishte me shërbim atë natë. Vetëm pasi ka mësuar se polici Kadri Emini ishte me shërbim atë natë, Arjan Shehu ka kërkuar nga bashkëpunëtorët e tij të mësonte pse nuk ishin nisur klandestinët. Bëhet fjalë për 15 klandestinë, të cilët në fakt nuk mundën të kalonin drejt Greqisë pasi policia kishte patrulluar gjithë zonën, madje i kishte bërë një kontroll Arjan Shehut pas mesnate. Shehu ka kuptuar se po gjurmohej nga policia dhe i ka kërkuar klandestinëve të dilnin nga makinat dhe të largoheshin arave.
Rasti i katërt i trafikimit ka ndodhur më 16 qershor 2007 kur Arjan Shehu në bashkëpunim me dy persona çoi në Sarandë 15-16 persona, që do të lëvizeshin atë natë drejt Greqisë. Në mënyrë të koduar, Arjan Shehu kishte pyetur një bashkëpunëtor të tij duke i thënë se, "sa tuba (klandestinë) bëhen sot" dhe personi tjetër i ka pohuar se, ishin dhjetë të tillë. Pasi grumbullon klandestinët Arjan Shehu bisedon me policin Kadri Emini dhe i kërkon atij që ta ndihmojë për kalimin e tyre gjatë kohës që ai do të ishte në shërbim. Në fakt atë natë, dy policë mes të cilëve edhe Kadri Emini kishin marrë urdhër të kontrollonin të gjitha mjetet motorike në vendin e quajtur Shkallë, pasi mund të kalonin klandestinë. Kadri Emini dhe polici tjetër kanë ndaluar një furgon me 40 klandestinë, duke kapur vetëm 12 prej tyre. Më pas, polici Kadri Emini ka thënë se, ishte fat i madh që kishte ndaluar furgonin pasi aty kishte policë të tjerë që po e vëzhgonin atë e nëse nuk do të vepronte, do të zbulohej. Një tjetër rast, i pesti, i kalimit të klandestinëve është ai i datës 21 qershor 2007, kur reparti GOS, policia Sarandë ka arritur të kapë 5 persona tek një kanal në fshatin Vrinjë. Ata po përgatiteshin të niseshin në drejtim të Greqisë nga i akuzuari Arjan Shehu, me automjetin e Emin Halilit. Pas kësaj ngjarjeje, Emin Halili është shoqëruar në polici dhe sapo ka dalë është konfliktuar me Arjan Shehun.
Të akuzuar
1. Arjan Shehu, 42 vjeç
2. Kadri Emini, 48 vjeç
3. Ilmi Bejko, 45 vjeç
4. Emin Halili, 52 vjeç
5. Ilia Thomo, 35 vjeç