Ja sa rritet pagesa e energjisë
• Duke nisur nga data 1 mars, çmimi i energjisë do të pësojë rritje.BLEDAR HOTIEnti Rregullator i Energjisë ka miratuar dje tarifat e reja të energjisë. Mesatarisht çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë do të rritet me 18 për qind. Çmimi mesatar i energjisë është 8.23 lekë/kwh. Për jo familjarë çmimi do të rritet me 19 për qind, duke arritur në 8.73 lekë/kwh. Për prodhuesit e bukës çmimi i energjisë është lënë i pandryshuar, 7 lekë/kwh në tension të mesëm dhe 7.5 lekë/kwh në tension të ulët. Sipas ERE-së, me miratimin e këtyre tarifave, KESH arrin të sigurojë të ardhurat e mjaftueshme për të garantuar furnizimin me energji 24 orë pa ndërprerje për konsumatorët. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga KESH. Sipas burimeve nga Korporata, tarifat e miratuara nuk eliminojnë kufizimet, sepse nuk janë të bazuara në koston operative për vitin 2008. Për çdo 0.4 lekë më pak nga tarifa e propozuar nga KESH, ekuivalenti është 2 orë kufizime në ditë. Çmimi i riPër familjarët që konsumojnë deri 300 kwh, çmimi i energjisë nuk do të pësojë rritje, tarifa për këtë kategori konsumatorësh do të vazhdojë të jetë 7 lekë/kwh. Sipas përllogaritjeve, gati 76 për qind e familjeve shqiptare konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Pjesa tjetër konsumojnë më shumë se 300 kwh energji. Për këtë kategori familjesh që nuk e kursejnë energjinë çmimi do të jetë 12 lekë/kwh. Pra, për bandën deri në 300 kilovat rritja e çmimit është zero, ndërsa për bandën e dytë mbi 300 kwh rritja është 71.4 për qind. Ndryshe nga më parë, duke nisur nga 1 marsi do të paguajnë para edhe ata konsumatorë që nuk konsumojnë energji. Pra, nëse fatura mujore shënon "zero kwh" konsum, tarifa që do të paguhet është 200 lekë në muaj, dhe kjo shumë paguhet për shërbimet që kryen KESH-i si lexim i matësit, shpërndarja e faturave etj., për sa i përket bizneseve, çmimi i energjisë nuk është rritur vetëm për furrat e bukës apo fabrikat e prodhimit të miellit. Për herë të parë, energjia për bizneset do të kushtojë më shtrenjtë gjatë orëve të pikut. Për periudhën dimërore, "pik"-u do të jetë në datat 1 nëntor-31 mars për oraret 18.00-22.00. Ndërsa për periudhën verore "pik"-u do të jetë në datat 1 prill-31 tetor, orari i pik-ut është nga ora 19.00-23.00. Por edhe pse ERE ka marrë këtë vendim, vënia e tij në praktikë është goxha e vështirë. Kjo, pasi KESH nuk i disponon këto lloj matësish që diferencojnë konsumin e energjisë në bazë të pikut dhe për më tepër edhe nëse vendos t'i blejë ato, kjo është një procedurë që kërkon të paktën 6 muaj deri në një vit nga blerja e deri në vendosjen e tyre. Konsumatorët që furnizohen nga tensioni i lartë me energji elektrike, ku përfshihen klientët e furnizuar me asetet e tyre, rritja është 16 për qind, ata do të paguajnë çmimin prej 5.20 lekë/kwh, çmimin 0.78 lekë/kwh për energjinë reaktive, ndërsa në periudhat e pikut, çmimin prej 9 lekë/kwh. Në këtë grup përfshihen industritë, tregtia dhe shërbime, bujqësia etj. Për grupin e konsumatorëve, të cilët furnizohen nga tensioni i mesëm, nga linjat 35 kV, ku përfshihen industritë, tregtia dhe shërbime, bujqësi etj., çmimi i energjisë është rritur me 7 për qind. Për klientët që furnizohen nga tensioni i ulët, grupi "tregti dhe shërbime" do të paguajë çmimin prej 10 lekë/kwh, industritë 9.50 lekë/kwh, bujqësia 9.50 lekë/kwh, si dhe buxhetorët 10 lekë/kwh.InstitucionetTipi i konsumatorit Çmimi aktual Çmimi i ri Ndryshimi TENSIONI I LARTEN.Stacioni 110 kV Industri 7.00 7.00 0%Tregëti & shërbime 7.00 7.00 0%Bujqësi 7.00 7.00 0%Të tjerë 7.00 7.00 0%Për orët e pikut çmimi do jetë 9.64 lekë/kilovat. Orët e pikut nga 1 nëntori-31 mars janë 18:00 deri 22:00 dhe nga 1 prilli-31 tetor 19:00 deri 23:00TENSIONI I MESEMTë furnizuar ne 35 kVIndustri 7.00 7.50 7%Tregëti & shërbime 7.00 7.50 7%Bujqësi 7.00 7.50 7%Te tjëre 7.00 7.50 7%Për orët e pikut çmimi do jetë 10 lekë/kilovat. Orët e pikut nga 1 nëntori-31 mars janë 18:00 deri 22:00 dhe nga 1 prilli-31 tetor 19:00 deri 23:00Të furnizuar në 20/10/6 kVIndustri 7.00 8.00 14%Tregëti & shërbime 7.00 8.50 21%Furra buke, mielli 7.00 7.00 0%Bujqësi 7.00 8.00 14%Të tjerë 7.00 8.00 14%Buxhetorë 9.40 10.00 6%Për orët e pikut çmimi do jetë 11 lekë/kilovat. Orët e pikut nga 1 nëntori-31 mars janë 18:00 deri 22:00 dhe nga 1 prilli-31 tetor 19:00 deri 23:00TENSIONI I ULETIndustri 8.00 9.50 19%Tregëti & shërbime 8.00 10.00 25%Furra buke, mielli 7.50 7.50 0%Bujqësi 8.00 9.50 19%Të tjerë 8.00 10.00 25%Buxhetorë 10.00 12.00 20%Tarifa mesatare për jo familjarët 7.34 8.73 19%Tarifa mesatare për familjarët 7.00 8.23 18%Blloku i parë deri në 300 kwh/muaj 7.00 0.0%Blloku i dytë mbi 300 kwh/muaj 12.00 71.4%TOTAL 7.16 8.46 18%Shembulli për pagesënNjë familje që konsumon 600 kilovat në muaj, deri dje paguante me një çmim fiks për çdo kilovat prej 7 lekësh. Në fund të muajit, kjo familje kishte konsumuar 4200 lekë energji elektrike. Fatura që paguante familja në fund të muajit ishte 5040 lekë, pasi shumës së energjisë së konsumuar i duhet shtuar edhe TVSH-ja prej 20 për qind. Me ndryshimet e reja, pas 1 marsit familja do paguajë 300 kilovatët e parë me 7 lekë/kilovati dhe 300 kilovatët e dytë me 12 lekë/kilovati. Pra në fund të muajit, familja do të ketë shpenzuar 2100 lekë, 300 kilovatët e parë dhe 3600 lekë për 300 kilovatët e dytë. Në total, familja do ketë shpenzuar 5700 lekë energji. Fatura që ajo do paguajë në fund të muajit është 6840 lekë. Pra, 1800 lekë të reja më shumë.7 leke/kwhdo jetë çmimi për familjarët që konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Kjo është sasia e energjisë që konsumohet në muaj nga 76 për qind e familjeve shqiptare12 leke/kwhdo jetë çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë që konsumojnë mbi 300 kwh energji në muaj. Kjo është tarifa e re që duhet të paguajnë familjet që nuk kursejnë energjinëShtohet tarifa edhe për aforfenëNdarja që i bën ERE konsumit të energjisë është vërtetë absurde. Edhe pse niveli i mbrojtur i konsumit është 300 kilovat në muaj, faturat e aforfeve janë të llogaritura me 400 ose 600 kilovat në muaj. Kështu pagesa e aforfesë për Tiranën është 600 kilovat në dimër dhe 400 kilovat në verë. Sot një familje pa sahat në Tiranë gjatë dimrit paguan 5040 lekë në muaj aforfe. Me ndryshimin e ri, kjo familje do të paguajë 6840 lekë në muaj. Edhe gjatë verës ndryshimi është i madh. Për 400 kilovatët, familja pa sahat paguan 3888 lekë në muaj. Me tarifat e reja në verë, familja pa sahat do të paguajë 4752 lekë në muaj aforfe. Para pak ditësh ERE shtyu deri në fund të këtij viti afatin për vendosjen e matësve. Gjithsej ka 60 mijë familje pa matësa.