Ja se ku mund të punojnë të diplomuarit për kitarë
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Denisa KONA
denisakona@hotmail.com
Kitara, ndër instrumentat që studiohen në Akademinë e Arteve të Bukura, konsiderohet si një nga degët më me perspektivë. Këtë e tregon edhe numri i madh i studentëve që konkurrojnë çdo vit. Pedagogë të kësaj akademie tregojnë se pas kantos, që vjen e para nga kërkesat, në Akademi radhitet kitara si më e preferuar. Shanset e këtyre studentëve janë të lidhura me mungesën e degës së kitarës vite më parë e për këtë arsye, të gjitha shkollat artistike në të gjithë vendin (Shkodër, Berat, Fier, Elbasan, Vlorë e Durrës) kanë nevojë për mësues kitare. Në këto institucione vazhdojnë të japin kitarën mësues të instrumenteve të tjera. Sipas pedagogëve, kjo ndodh ngaqë licetë varen nga sektori i arsimit në pushteti lokal, gjë që shihet si paradoks. “Të respektohet së paku diploma” shprehen pedagogët. Gjithashtu, ata shprehen se në përzgjedhjen e studentëve mbahet parasysh qyteti nga vijnë, pasi duhet të përmbushin nevojat e shkollave të muzikës nëpër rrethe dhe sepse kështu u sigurojnë studentëve një të ardhme.
Kitaristët, muzikë në lokale të specializuara
Por ku mund të punojnë tjetër studentët e kitarës, përveçse në shkolla muzike? Nga biseda me ta mësojmë se kitara po bëhet një instrument gjithnjë e më i kërkuar. Ajo ka një perspektivë të ndryshme nga disa lloje të tjera instrumentash (instrumentistësh), si përshembull, flauti, oboji etj që janë më pak të kërkuar). Kitara ha bukë më lehtë”. Gjithashtu, këta studentë punojnë në lokale të specializuara, me nivele akustike ku luajnë muzikë klasike të komercializuar.
Pasionet e fjetura për kitarën zgjohen edhe tek 50-vjeçarët
Ata që mbarojnë për kitarë, kanë shansin të hapin kurse private. Kurset private për kitarë janë më të masivizuarat, edhe pse nuk mungojnë edhe kurset për instrumenta të tjerë si violina, fizarmonika etj.
Të interesuarit janë djemtë dhe vajzat që sapo hyjnë në pubertet. Rreth moshës 15-16 vjeçare zgjohet një interes i veçantë për kitarën, por nuk mungojnë edhe pasionet e fjetura, që zgjohen befas tek 40-50 apo 60 vjeçarë. Profesorët thonë se kitara mund të mësohet në çdo moshë dhe përveç veshit muzikor dhe vullnetit, nuk ka pengesë tjetër. Ndonëse serenatat i përkasin një kohe tjetër, dashuria e shqiptarëve për kitarën është më e madhe se ndonjëherë. Dikur, kurset në Tiranë mbaheshin kryesisht me të huaj të ambasadave që e kishin hobi, ndërsa tani janë mbushur me rini shqiptare. Një nga pyetjet tipike që ata bëjnë, është: “Sa kohë vazhdon kursi?” Dhe habiten kur marrin si përgjigjje: “Për kitarën, studimi vazhdon tërë jetën. Secili studion as kohë sa dëshiron, aq sa shkon synimi dhe mundësitë e tij”.
Me kartën e Bolonjës, do të diplomohen “kitaristë të specializuar”
Karta e Bolonjës me dy nivelet e diplomimit nuk zbatohet njësoj në të gjitha degët dhe fakultetet. Ka dekanë që mendojnë se studimet 2-vjeçare për të fituar diplomën e nivelit të dytë me vlerën e masterit, duhet t i vazhdojnë të gjithë ata studentë, që dëshirojnë dhe për këtë të mos ketë kufizime note. Por në Akademinë e Arteve po mendohet që të vendosen kritere më të forta për vazhdimin e masterit. Flitet se kritere të tilla do të ketë për kanton, por edhe për kitarën. Studentët e kitarës që do të fitojnë të drejtën për të vazhduar masterin, do të jenë të nivelit A (niveli më i mirë ndër tri nivelet e klasifikimit të studentëve, të cilit i korrespondon nota 9-10). Këta që do të përfundojnë sistemin 3+2 do të cilësohen “kitaristë të specializuar”. Zakonisht, ata që studiojnë për instrumenta në akademi, vijnë nga licetë, edhe pse në ndonjë rast është eksperimentuar edhe me studentë nga gjimnazi.
Studimi dhe jeta koncertale
Për një instrumentist, qoftë ky edhe kitarist, jeta artistike është çelësi për të mbajtur gjallë mjeshtërinë dhe në rastin kur është student, është një domosdoshmëri e formimit. Për këtë arsye, provimet janë në formën e mbrëmjeve muzikore (2 herë në vit). Por me një sallë të vetme, Akademia e Arteve të Bukura nuk arrin që të përballojë edhe dramat, edhe koncertet, shfaqjet e studentëve dhe të Radio-Televizionit, të artistëve të huaj e atyre vendas. Mbi të gjitha, studenti ka nevojë për publik, për një sallë të mbushur plot, gjë që është e vështirë të ndodhë. Zakonisht, salla e Akademisë mbushet kur ka instrumentistë të huaj të nivelit. Me një publik të kufizuar, mund të jetë më e vështirë që të impenjohesh maksimalisht, ndoshta duhet të abstragosh me mendje për të marrë dozën e duhur të motivimit për të dhënë më të mirën. Duke huazuar këtu idenë e prof. dr. Zyhdi Dervishit, ndoshta do të ishte një zgjidhje e mirë që pjesët për kitarë të luheshin në shëtitoret e Tiranës, parqeve e shesheve, në mënyrë që ta afronte më tepër publikun e më pas ta grishte për të ndjekur koncertet instrumentale.
Motivimi i pedagogëve
“Nuk jemi të gjithë njëlloj: Pedagogu i mirë punon pa hile”
Të kesh një pedagog që interesohet për mbarëvajtjen tënde dhe më tej, për të ardhmen tënde, të jep komoditetin dhe sigurinë për të ecur përpara, njësoj si fëmija që e di se në çdo hap e ndjek vështrimi i kujdesshëm dhe i merakosur i prindit. Ditë më parë, gazeta “Ballkan” botoi opinione të studentëve se sa të preokupuar janë pedagogët për të ndërtuar tek studentët e tyre shtysën që u duhet për të përballuar grimasën e një kohe të vështirë për artin profesionit në tërësi (jo thjesht një proces mësimdhënieje). “Edhe pedagogët i ka lëshuar zemra. Janë edhe ata pa motivacion”, tha njëri prej tyre. Por ndërkohë, disa nga pedagogët e akademisë, ndonëse e pranojnë pjesërisht këtë gjendje, thonë se kjo nuk është e tërë e vërteta. “Nuk janë të gjithë pedagogët njëlloj,- u shpreh një nga pedagogët e Figurativit.- Natyrisht që ka edhe të tillë, por ka edhe të tjerë që i janë dhënë me mish e me shpirt kësaj pune dhe nuk janë dorëzuar para asnjë vështirësie”. Ndërkohë, një tjetër pedagog i kitarës, në sinkron me shprehjen e kolegut të vet, na tha: “Një pedagog i mirë, çfarëdo frenimi që t i vësh, e bën punën shumë të ndershme. Pedagogu i mirë, edhe kur pagën e kishte të vogël, punonte pa hile sepse ai nuk di të punojë ndryshe, ashtu është gatuar. Kurse pedagogu që e konsideron veten një mësimdhënës, pasi mbaron ora e mësimit, për të nuk ekziston më asgjë, ai sido që t i ketë kushtet e studimit, gjithnjë do të mbetet i pamotivuar”.
Kitara piktura dhe drama do të futen në gjimnaze
Akademia prodhon specialistë të fushës së teorisë së muzikës e të instrumentave (edhe për artet figurative). Sivjet është marrë vendim që të futen në gjimnaze disa lëndë të artit dhe për këtë do të përgatiten programet artistike. Në gjimnaze do të futen kitara, piktura, arti dramatik etj. Kjo do të bëjë që nga njëra anë, studentët e Akademisë të gjejnë punë në shkollat e mesme e nga ana tjetër, të formojë shije të mira artistike tek rinia dhe të japë kulturë të mjaftueshme në një nga fushat e artit që zgjedh vetë nxënësi. Gjithashtu, për ata të rinj që kanë interesa profesionale, duke studiuar për teatrin dhe pikturën që në shkollë të mesme, të kenë njëfarë parapërgatitje për shkollën e lartë. Këto lëndë do të formojnë urën lidhëse.
Muzika xhaz, sivjet në programin e Akademisë
Sivjet, në Akademinë e Arteve të Bukura në degën e kitarës është futur me zgjedhje muzika xhaz e europianizuar, profesionale. Por baza e kësaj dege mbetet muzika klasike, sepse është ajo që të mëson ligjet e harmonisë, të ekzekutimit. Tek ne nuk ekziston kitara klasike në muzikën e lehtë. Me të luhen pjesë klasike kontemporane. Ndërkohë, shkollat e muzikës së lehtë (për kitarë) që ka bota, nuk janë të mirëfillta, janë të limituara dhe japin një formim të kufizuar. Shkolla të tilla private nuk ngrihen dot në rangun e akademive kombëtare.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008