E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: “FMN ka certifikuar rritjen ekonomike shqiptare”

Autori i Lajmit: red.

Kryeminsitri Berisha ka zgjedhur raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për t u dhënë përgjigje akuzave të opozitës, për sa i përket rritjes ekonomike. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar Demokrat, kryeministri Berisha deklaroi se FMN-ja ka certifikuar rritjen ekonomike dyshifrore të vendit tonë. "Ekspertët e FMN-së kanë certifikuar rritjen dyshifrore të ekonomisë shqiptare. Ju informoj se rritja prej 10 për qind i referohet vetëm 3 muajve të fundit të vitit 2007 dhe 3 muajve të parë të vitit 2008. Në këtë publikim nuk janë përfshirë tremujorët e tjerë të këtij viti", - u shpreh Berisha. "Kjo rritje dyshifrore është rezultat direkt i reformave të thella fiskale dhe ekonomike. Kjo rritje nuk do të ishte bërë e mundur, po të mos ishte lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të kesh rritje dyshifrore do të thotë të ecësh me shpejtësi dy herë më të madhe drejt zhvillimit", - tha Kryeministri, duke shtuar se "asnjë vend nuk ka nevojë më shumë se Shqipëria për këtë rritje". Ndërkohë, më herët, Kryeministri zhvilloi një takim me grupin e punës që po drejton reformën e sistemit të licencimit të aktiviteteve ekonomike. Në takim u bë një prezantim i projektligjit të propozuar, së bashku me aktivitetet për të cilat do të kërkohet pajisje e subjekteve të interesuara me leje, licenca apo autorizime. Tiparet më thelbësore të projektligjit përfshijnë adoptimin e parimit "Heshtja është miratim", i përdorimit të teknologjisë së internetit dhe formave dixhitale të aplikimit, i kryerjes së shërbimit me një ndalesë dhe thjeshtimit sa më shumë të procedurave përkatëse. Me qëllim që të përshpejtohet puna për fillimin nga veprimtaria e Qendrës Kombëtare të Licencave, dhe duke qenë se faza e dytë e programit të pragut të mijëvjeçarit që do të asistojë këtë projekt pritet të fillojë që në ditët e para të muajit janar.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›