Rama refuzon Metën: “Çështja e Kodit, e mbyllur”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, refuzon ftesën e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Metës, për të bashkëpunuar për zgjedhjet e vitit 2009. I pyetur dje, për ftesën e bërë dy ditë më parë nga Meta, Rama tha se çështja e Kodit Zgjedhor është një çështje e mbyllur. Rama shtoi më tej se dera e PS-së vazhdon të jetë e hapur për ata njerëz që duan të bashkëpunojnë, por deklaratat e fundit të kreut të LSI-së ndryshojnë nga dita në ditë. Rama ka akuzuar më tej mazhorancën se po mban peng Kodin Zgjedhor për interesa personale, ndërsa ka përsëritur se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë parlamentare për sa kohë që Kodi nuk do të shkojë në Kuvend. Dy ditë më parë, Ilir Meta i kërkoi Edi Ramës negociata me qëllim fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në respekt të shqetësimeve dhe preokupimeve të sinqerta të Meidanit, Agollit e Pëllumbit për bashkëpunim të së majtës, ai ofroi si negociator nga LSI-ja profesorin Sabit Brokaj.
Përgjigje Metës
“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë: Kodi është çështje e mbyllur, dera jonë është gjithnjë e hapur. Po të dojë vërtet të bashkohet dhe të luftojë me ne, Ilir Meta ta thotë dhe mirë se të vijë. Por, fatkeqësisht, u bënë kohë, që ai çfarë thotë një ditë, nuk e thotë një ditë tjetër”, - tha Rama në përgjigje të ftesës së bërë nga LSI. Meta, dy ditë më parë, ka përcjellë me shqetësim deklaratat e figurave të njohura të PS-së, si Dritëro Agolli, Rexhep Meidani apo Servet Pëllumbi, të cilët kanë bërë thirrje për bashkëpunim mes PS-së dhe LSI-së në emër të fitores së zgjedhjeve të vitit 2009. Madje, Agolli ka shkuar më tej kur ka pohuar se frika e humbjes do t i bashkojë këto dy parti të së majtës. Por duket se PS nuk lëshon pe, ndërkohë që as Meta nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij. Dy ditë më parë ai rrëfeu para mediave gjithë bashkëpunimin mes LSI-së dhe PS-së, që kur në krye të saj është zoti Rama, ndërkohë që përmendi dhe ftesën zyrtare që ai i drejtoi kreut të selisë rozë 15 ditë më parë. “Duke iu rikthyer shqetësimeve të këtyre kolegëve të respektuar dhe me shumë përvojë të Partisë Socialiste, pra zotit Meidani, zotit Agolli dhe zotit Pëllumbi, unë, - ngulmoi Meta, - dua të shpreh edhe një herë tjetër vendosmërinë time, për të qenë i hapur për dialog, për të qenë i hapur për t u takuar me zotin Rama, sa më shpejt që të jetë e mundur. - U kërkoj, si zotit Mejdani, si zotit Agolli, si zotit Pëllumbi, meqenëse ata janë pjesë e Partisë Socialiste, që të japin kontributin dhe ndikimin e tyre, për t u realizuar ky bashkëpunim", - tha Meta. Për këtë qëllim, ai mandatoi Sabit Brokajn për negociata.
Akuzat ndaj Berishës
Rama po dje la të kuptohet se grupi socialist nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, pa shkuar Kodi Zgjedhor në Parlament. Ndërkohë ai përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Sali Berisha për votimin e Kodit Zgjedhor. “Sali Berisha ka marrë një pozicion të papërgjegjshëm në raport me detyrimin madhor të forcave politike, të Qeverisë, veçanërisht dhe të tijin personal, ndaj popullit shqiptar e partnerëve ndërkombëtarë, për të përgatitur e realizuar zgjedhje të lira e të ndershme të standardeve evropiane. Marrja peng e Kodit Zgjedhor për arsye që s kanë të bëjnë as me interesat e shqiptarëve e të Shqipërisë dhe as me Kushtetutën e ligjin, po vetëm me interesat, përditë e më personale, të Kryeministrit të rrethuar nga zullumi përditë e më i trashë i korrupsionit qeveritar, është shprehja më alarmante e papërgjegjshmërisë së njeriut që qeveris vendin tonë dhe e vënies së pushtetit ekzekutiv në funksion të interesave të këtij njeriu e të oborrit të tij”, - tha ai. Gjithë këto vonesa, theksoi Rama, po bëhen sepse Berisha e ka mendjen sesi të mbrojë veten e oborrin e tij nga hetimet për masakrën shtetërore të Gërdecit, nga hetimet për grabitjen e fondeve shtetërore të rrugës së kombit, nga hetimet për marifetet shumëmilionëshe të sekserit serb që ka kapur shtetin, megjithë Kryeministrin. “Po rrezikojmë krejt procesin zgjedhor, sepse Sali Berisha e ka mendjen se si të ndalë drejtësinë dhe të shpëtojë nga gjykimi i saj ministrat e tij të pandehur, së bashku me oborrin kryeministror e me sekserin serb që ka futur në thes gjithë klanin Berisha”, - theksoi ai.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008