E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBKD-Roshi: “Shpresojmë që zbatimi i ligjit të jetë korrekt”

Autori i Lajmit: red.
Projektligji "Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë", ose i quajtur ndryshe edhe ligji i “dosjeve”, është konsideruar nga Partia Balli Kombëtar Demokrat si një hap pozitiv, por edhe si një ligj i butë. Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, tha se "ligji i propozuar dhe që ka gjasa të miratohet sot në Parlament, është një ligj shumë i butë, në qoftë se do të marrin parasysh krimet që janë kryer në vendin tonë për 45 vjet. Regjimi ynë ka qenë i paprecedent, madje është quajtur si regjimi hitlerian mbas Luftës së Dytë Botërore, për këtë arsye mendoj se ky është një ligj i butë. Nuk besoj se ligji do të sjellë konflikte sociale, pasi ligji nuk krijon konflikte sociale. Ligjet nuk kanë pse mos të gjejnë zbatim, nëse ka vullnet politik, dhe sigurisht, kjo është në dorën e mazhorancës për ta aplikuar atë siç duhet. Ne shpresojmë që të jetë një zbatim korrekt, megjithëse është i butë, është një hap pozitiv për shoqërinë.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›