Çdo i punësuar me numër personal sigurimi

23/04/2005 Çdo 2 vjet të punësuarëve do t’u dërgohet informacion mbi derdhjet e kontributeve në emrin e tyre
Tashmë, çdo i punësuar do të ketë numrin e vet të sigurimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe do të jetë në dijeni të kontributit të derdhur aty. Deri tani punohej sipas listëpagesave të firmave. Pra, nëse një firmë ka 10 punonjës të siguruar, në Institut kishte 10 numra sigurimi dhe nëse ikte një punonjës nga puna, po në atë numër derdheshin sigurimet për të punësuarin tjetër, sigurisht në emrin e tij. Por, në këto kushte ishte i vështirë monitorimi. Ndërkohë që firmat private rrinë dhe me muaj të tëra pa derdhur siguracionet e punonjësve, apo megjithëse punonjësit i mbahet 11.7 për qind nga rroga, këto para nuk derdhen fare. “Shumë qytetarë kanë ankesa se punëdhënësit abuzojnë me kontributet e tyre. Të paktën tani do të kenë mundësi të dinë se për sa kohë dhe në cilën kuotë janë derdhur siguraione për ta”, shpjegon ministri Engjëll Bejtaj. Që në fillim të këtij viti ka nisur automatizimi i listëpagesave të kompanive dhe institucioneve dhe kalimi i tyre te Tatim-Taksat, ndërsa numrat e sigurimit, borderot individuale do të gjenden tek ISKSH-ja. “Çdo dy vjet çdo punonjësi do t’i jepet gjithë informacioni mbi derdhjet e kontributeve që janë bërë te numri i tij i sigurimit. Ky zarfë do të dërgohet në adresën e firmës ku punon, ose në adresën e shtëpisë, ende nuk është vendosur përfundimisht. Zarfi do të jetë i mbyllur dhe do të dërgohet në emrin e punonjësit”, shpjegon drejtori i ISKSH-së, Ilir Beqja. Në vitin 2006, do të nisë procesi i shpërndarjes së informacionit, pra dërgimi zarfave. Kështu, çdo punonjës do të jetë në dijeni mbi kontributet e derdhura dhe për kohën në të cilën janë derdhur kudo ku ka punuar.
Do të ulet kontributi i sigurimeve
Instituti i Sigurimeve Shoqërore po përgatit një projekt-vendim mbi uljen e masës së kontributit. “Po, kemi menduar të ulim kontributin. Kjo, për të ulur informalitetin, duke menduar se masa e kontributit është e lartë, duke u bërë dhe pengesë për të mos u siguruar shumë punonjës”, thotë Ilir Beqja, drejtor i ISKSH-së. Ai shpjegon se dhe në vitin 2002 është ulur 8.7 për qind masa e kontributit, që derdhet në Institut e megjithatë nuk pati ndonjë përmirësim, shtim të numrit të të siguruarëve, për këtë arsye u ndërpre dy vite e megjithatë do të nisë të aplikohet përsëri.