Kapet mashtruesja e taksistëve
Mashtrimi i një emigranti nga Fieri, ka qenë episodi i fundit i veprimtarisë kriminale të Mirela Laçit, e denoncuar një javë më parë, për vjedhje nëpërmjet mashtrimit të 19 mijë eurove.
Dashamir Biçaku
Vajza e kërkuar për gati dy vite nga policia e Tiranës me akuzën e disa mashtrimeve, ka rënë në pranga pas një rrengu të sajuar ndaj një ish-emigranti nga Fieri që kishte punuar vite me radhë në Greqi. Tre muaj më parë, ai ka rënë pre e mashtrimeve të Mirela Laçit, duke u kthyer në viktimën e fundit të saj. Ish-emigranti, të cilit e dyshuara besohet se i ka vjedhur 19 mijë euro përmes mashtrimit ka denoncuar në policinë e Tiranës faktin se një vajzë e prezantuar me emrin Mirela Laçi i kishte përvetësuar shumën financiare. Sipas denoncimit të emigrantit, i cili prej një viti jetonte në një apartament në rrugën "Komuna e Parisit", e akuzuara për vjedhje i ishte prezantuar atij si partnere biznesi, duke i propozuar hapjen e një supermarketi në qytetin e saj të lindjes, Fushë-Krujë. Pasi kishte marrë paratë, Mirela ishte zhdukur nga sytë e 40-vjeçarit fierak që kishte vendosur të banonte në Tiranë. "Mori paratë dhe nuk më dilte në telefon. Më pas nuk po e gjeja dot", ka pohuar në deklarimin e tij për hetuesit e policisë së kryeqytetit. Ai ka thënë se vajza i ishte prezantuar me emrin Mirela Laçi, ndërsa ishte veshur në mënyrë serioze për të krijuar sa më tepër besim tek njerëzit me të cilët do të "punonte". "Rastësisht" Mirela kishte qëlluar në një kafe me një mik të saj, që njihej me emigrantin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Pasi kanë filluar bisedën, Mirela i ka shprehur të saponjohurit projektin e saj për hapjen e një supermarketi në qytetin e Fushë-Krujës dhe më pas mundësinë për të hapur edhe një linjë supermarketesh në gjithë vendin. Për të realizuar projektin e saj i mungonin ca para, afërsisht 20 mijë euro. Kjo ide është vlerësuar nga emigranti, i cili ka pranuar ofertën për të qenë bashkëpronar në sipërmarrjen e Mirelës me një fitim të garantuar. Rreth 10 mijë euro, emigranti i ka pasur vetë kurse 9 mijë euro të tjera i ka gjetur duke i marrë borxh tek të afërm e miq të tij. Vajza e denoncuar edhe tri herë më parë në polici për mashtrim, është zhdukur pasi kishte marrë paratë. Mirela Laçi, e denoncuar tri herë të tjera kryesisht nga taksistë të Tiranës, e kërkuar prej gati dy vite është arrestuar nga policia në një kafene në afërsi të "Zogut të Zi" në Tiranë.
Policia, në lëvizje pas vjedhjes flagrante
Mirela Laçi është një personazh mjaft i njohur për policinë e Tiranës për aktivitetin e saj mashtrues me shuma të konsiderueshme. Rasti i fundit, sipas burimeve të policisë ka qenë flagrant, pasi shuma e vjedhur nga Mirela Laçi ishte e konsiderueshme e për më tepër krimi ishte i përsëritur. Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e saj, për të penguar mashtruesen të dëmtonte të tjerë njerëz.