Si u kapën në gjumë 14 klandestinët
Policia ka arritur të arrestojë në një hotel në qytetin e Sarandës, 14 klandestinë që po prisnin të niseshin në drejtim të Greqisë.
Trazhgim Sokolaj
Arrestimi i 14 klandestinëve, si dhe dy personave që do t'i transportonin ata deri në kufi me taksitë e tyre, është bërë gjatë ndërhyrjes së papritur të policisë, kur të gjithë personat ishin në gjumë. Ky është një nga episodet e trafikut për të cilin akuzohet grupi i pesë personave të arrestuar tri ditë më parë në kuadër të operacionit "Butrinti 2". Sipas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, grupi kriminal drejtohej prej Pëllumb Gurit, 35 vjeç nga Lushnja, invalid prej disa vitesh. Përmes telefonit ai bënte lidhjen mes personave që mblidhnin klandestinët nga disa qytete të Shqipërisë e më pas i dërgonin në Sarandë për të kaluar kufirin drejt Greqisë në rrugë detare ose tokësore. Të gjitha veprimet, sipas hetimeve, koordinoheshin prej 35-vjeçarit Pëllumb Guri, ndërsa në terren me klandestinët vepronin sipas porosive të drejtuesit të bandës, katër të arrestuarit tjerë: Resul Çela, 42 vjeç, nga Lushnja, Bardhi Proda, 38 vjeç, nga Saranda, Irfan Dalipaj, 47 vjeç nga Berati dhe banues në Tiranë dhe Nino Tushe, 38 vjeç nga Gjirokastra. Ata akuzohen se në itinerarin kohor 5 prill deri në fund të muajit maj të këtij viti, kanë grumbulluar e tentuar të trafikojnë në Greqi, pesë grupe me 72 persona nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Përgjimet dhe surveijimi
Tri ditë më parë, pas arrestimit të pesë anëtarëve të akuzuar për trafik klandestinësh nga Shqipëria në Greqi, Prokuroria tha se ata nuk kishin mundur të kalonin asnjëherë matanë kufirit personat, të cilëve ua kishin bërë këtë premtim kundrejt pagesës 1500 euro për person. Kjo për shkak se gjatë gjithë veprimtarisë së tyre kriminale, të arrestuarit kanë qenë në përgjim si në bisedat telefonike ashtu edhe në vëzhgimet pamore, që u janë bërë veprimeve të tyre. Në këtë mënyrë, policia ishte e informuar në çdo moment kur grupi kriminal grumbullonte klandestinë e më pas i transportonte në Sarandë për t'i kaluar në rrugë detare ose tokësore në drejtim të Greqisë. Një prej këtyre rasteve ka ndodhur një muaj më parë, kur policia zbuloi se trafikantët kishin "bllokuar" një hotel të tërë në Sarandë, ku i strehonin klandestinët në pritje të momentit për t'i kaluar në Greqi. Pasi kanë marrë informacion për grumbullimin e klandestinëve nga Tirana, Lushnja dhe Gjirokastra dhe lëvizjen e tyre drejt Sarandës, agjentët e policisë kanë filluar veprimet në ndjekje të trafikantëve.
Kapja e klandestinëve
Policia ka mësuar se 14 klandestinët bashkë me dy taksistë që i transportonin ata, ishin vendosur të ndarë në dy dhoma të një hoteli në Sarandë dhe po prisnin momentin për t'u nisur në drejtim të tokës helene. Në një kohë kur klandestinët dhe dy trafikantët e tyre ndodheshin në gjumë, policia ka ndërhyrë duke i arrestuar të gjithë. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të policisë së Sarandës, sipas të cilave, dosja penale për këtë rast, është referuar në Prokurorinë e Sarandës dhe po hetohet prej këtij institucioni si episod i veçantë i veprimtarisë së personave të hetuar dhe të arrestuar në dosjen e trafikut të klandestinëve të koduar me emrin "Butrint". Klandestinët janë marrë në pyetje për personat dhe mënyrën e trafikimit të tyre. Emri i operacionit erdhi nga zona ku bëhej kalimi i klandestinëve drejt Greqisë, pasi klandestinët lëviznin në një zonë në afërsi të Butrintit.