Tiranë, dy aksidentet shkaktojnë katër viktima
TIRANE - Dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura dy net më parë në segmentin e autostradës Vorë-Tiranë, pranë fshatit Yrshek dhe në rrugën "Qemal Stafa", në kryeqytet.
Bledar Veseli, 38 vjeç banues në rrugën "Islam Alla", drejtues mjeti dhe Xhavit Sharra, 61 vjeç kanë mbetur të vdekur nga dy aksidentet. Ndërkaq kanë mbetur të plagosur rëndë Vasillaq Lushka, 26 vjeç, banues në Pogradec dhe Artan Risto, 45 vjeç, banues në Tiranë. Endrit Veliu, 21 vjeç, banues në Tiranë, drejtues i një prej mjeteve që kanë shkaktuar një nga dy aksidentet, është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen e një personi. Aksidenti i parë, ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në afërsi të fshatit Yrshek, në segmentin Vorë-Tiranë, kur mjeti me targa TR 3449 L, i drejtuar nga Bledar Veseli, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe. Sipas hetuesve të policisë rrugore, mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të mundshme të lejuara ndërsa ka dalë nga rruga, duke marrë përpara një shtyllë ndriçimi metalike. Më pas ka dalë edhe tej rrugës dytësore, duke mbetur në një truall bosh. Dy pasagjerët e mjetit, Vasillaq Lushka dhe Artan Risto, janë dërguar me urgjencë nga policia në Spitalin Ushtarak, drejtuesi i mjetit sipas policisë ka mbetur i vdekur në vend. Aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën "Qemal Stafa", kur Xhavit Sharra, që udhëtonte me motoçikletë, është përplasur nga mjeti me targa TR 3628 P, i drejtuar nga Endrit Veliun, 21 vjeç. d.b