E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për impotencën e dhëndrit,nis gjyqi për 5 të akuzuarit

TIRANE - Pesë të pandehur, anëtarë të dy familjeve dikur ish-krushq, tashmë në hasmëri, u ulën dje para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës, ku do të gjykohen nën akuzat: 

"vrasje në rrethana të tjera të cilësuara në bashkëpunim" dhe "plagosje e lehtë me dashje në bashkëpunim". Tashmë në bankën e të akuzuarve ndodhen katër anëtarë të familjes Zaka, Armand, Bledar, Izmir dhe  Nertil si dhe Bedrie Oshafi nga familja kundërshtare, ndërsa shkak i grindjes së përgjakur mes dy familjeve në fillim të shkurtit të këtij viti ishte impotenca e dhëndrit. Sipas prokurorisë, grindja midis dy familjeve Zaka dhe Oshafi kishin nisur pak ditë para se Bledar Zaka të deklaronte divorcin me vajzën e familjes Oshafi. Vajza ishte kthyer në banesën e prindërve, e cila ndodhej pranë asaj të bashkëshortit. Ndërsa pas ndarjes së tyre, mes familjeve kanë nisur debatet dhe konfliktet. Prindërit e vajzës së divorcuar dhe vëllezërit e saj, duket se janë penduar për veprimin e kryer, ndërsa janë munduar të negociojnë për pajtesë. Kjo nuk ka rezultuar e suksesshme. Pas kësaj, sipas të pandehurve nga familja Zaka, nëna e vajzës në mënyrë të vazhdueshme nxiste djemtë që të hakmerreshin ndaj tyre për çnderimin që iu kishin bërë. Pas grindjes me thika, drunj dhe leva hekuri mbetën të plagosur pesë të pandehurit, si dhe Ramadan Oshafi, 54 vjeç dhe djali i tij, Altin Oshafi.                                   f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›