E Shtunë, 31 Tetor 2026

U deportua dy here nga Italia, kapet per te treten here

SANREMO - Bie ne pranga per te treten here nje shqiptar ne Itali. I deportuar dy here nga shteti fqinj, Arian Bashmeta, eshte arrestuar dje per here te trete nga karabinieret dhe eshte derguar ne qeli, nen akuzen e thyerjes se urdhrit te deportimit. Bashmeta 33 vjec, i njohur per policine, pasi ka qene i akuzuar per shfrytezim prostitucioni, shperndarje droge, eshte arrestuar gjate nje kontrolli te bere nga uniformat blu, ne zonen e Sanremos. Shqiptari i cili eshte sjelle dy here ne Shqiperi, pasi eshte shoqeruar nga policia, eshte rikthyer per te treten here ne qytetin ku eshte vene ne pranga, mbremjen duke gdhire dita e djeshme. Sipas te dhenave, dyshohet se 33-vjecari Bashmeta, eshte rikthyer dhe nje here per te vazhduar aktivitetin e meparshem ate te shfrytezimit te femrave per qellime prostitucioni dhe per shperndarje te lendeve narkotike.

Ai eshte pare mbremjen e dy diteve me pare nga karabinieret e berthames operative levizese e Sanremos, pak pas ores 24:00 dhe eshte ndjekur nga pas. Sipas policise, ai ka qene duke udhetuar ne nje makine te re, te nje prej njerezve te krimit qe njihet ne zone. Pak me vone ai eshte ndaluar per t'u vene ne pranga per te treten here. Nderkohe qe dje ne mengjes gjykata pas kerkeses se policise, ka vendosur te denoje Bashmeten me 9 muaj burg dhe me pas per ta sjelle ne Shqiperi, duke e perjashtuar per disa vite, qe te mos lejohet te hyje ne Itali. Policia italiane tha se pas vuajtjes se denimit, ai do te sillet ne vendin tone, i shoqeruar nga agjentet e policise.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›