Porsche Cayman S, makina e ëndrrave

02/06/2005 Dallohet menjëherë Cayman S, modeli i fundit i Porsche do të mbërrijë në Evropë në fund të nëntorit. Bëhet fjalë për një makinë të jashtëzakonshme, makina që të gjithë ëndërrojnë ta kenë, një sportive me dy vende që pozicionohet mes modelit Boxster, në të cilën ajo bazohet, dhe modelit Carrera.
Me një look më elegant, me telajo alumini, një motor të ri gjashtë cilindra boxer ajo hyn si radhën e sportiveve që kanë një potencial të jashtëzakonshme dhe falë risive të teknologjisë me të cilat ajo është pajisur nuk mund si të mos kthehet në makinën që do të donim ta drejtonim.
Motori, i vendosur në qendër, është me gjashtë cilindra boxer 3,4 litra që zhvillon 295 CV fuqi me një çift maksimal prej 340 Nm në një mesatare xhirosh midis
4 400 dhe 6 000 në minutë.
Në këtë model është shumë i rëndësishëm përshtatja e sistemit Porsche VarioCam Plus për rregullimin e lartësisë së valvulave. Shpejtësia maksimale e veturës arrin 275 km/h dhe nisja nga vendi në 100 arrin në vetëm 5,4 sekonda. Kambioja është manuale me 6 marshe që realizohet nga Boxster S, por sipas kërkesës është i disponueshëm edhe Titronic S me komandat në timon, që konsiderohet një perfeksionim i teknologjisë elektronike dhe njësisë hidraulike të kontrollit.
Dizenjoja e Cayman S dallon për dominimin e fenerëve të përparmë që janë në formë ovale dhe karakteristikë për modelin. Xhamat janë të ulur dhe profili i tij është i zgjatur i jep asaj një pamje unike dhe dinamike. Ndërkohë që pjesa e saj e pasme është e ngjeshur dhe e rrumbullakosur, me parafango të lakuara dhe fenerë automatikë.
Cayman S është një model me dy vende, shumë praktik dhe i rehatshëm, me një bagazh prej 260 kg dhe një hapësirë të brendshme, që të lejon edhe përdorimin e 150 kg të tjera. I jashtëzakonshëm është edhe kontrolli i qëndrueshmërisë së Porsche, ndërkohë që aktivizimi i suspancioni është opsional, me strukturën që ulet deri në 10 mm dhe që i rregullon atë në mënyrë automatike në bazë të terrenit.
Çmimi i Cayman S është 61.208 Euro.
Ndërkohë Porsche ka njoftuar se duke nisur nga muaji korrik çmimi i Cayenne S do të rritet edhe me 2,8 përqind në Gjermani, ndërsa mendohet se do të ketë disa ndryshime në modelet e tjera SUV. Ky është një vendim që përkon me strategjinë që po ndjek kompania e Porsche, duke rritur çmimet për tregun evropian. Ndërsa duke nisur nga muaji gusht modelet Porsche Carrera do të kushtojnë 2 përqind më shumë, modelet Boxster 0,5 përqind dhe modeli Boxster S 1,5 përqind.