Jahjaga: Zgjidhja përmes institucioneve, jo në rrugë
Presidentja Atifete Jahjaga, duke komentuar protestat e djeshme të organizuara Lëvizjes Vetëvendosje kundër vizitës së Borko Stefanoviqit në Prishtinë, ka thënë se institucionet, dhe jo rruga, janë vendi, ku duhet gjendur zgjidhjet për probleme.
Jahjaga e bëri këtë deklaruat në Prekaz, gjatë shënimit të 30-vjetorit të rënës së Nebih e Tahir Mehes.
Ajo ka pohuar se Kosova po ndërton demokracinë, po promovon të drejtat dhe liritë qytetare, mirëpo në këtë kontekst nganjëherë nuk po e arrimë atë që dëshiromë.
“Mua si presidente e vendit me dhemb, kur edhe sot djemtë dhe vashat e Kosovës, dalin nëpër rrugë për të demonstruar, për synimet e veta politike, apo për të paraqitur ndonjë kërkesë, apo për të parashtruar ndonjë brengë. Gjithashtu është e dhimbshme që anën tjetër kemi policët tanë të Kosovës, që mbrojnë rendin dhe ligjin. Nuk është e mirë për askënd, që nuk kemi krijuar mekanizmat e marrëveshjes, nuk kemi krijuar rrethanat, që jo rruga, por institucionet janë vende ku gjendet zgjidhja”, ka deklaruar Jahjaga, transmeton KosovaPress.
Gjatë protestës së organizuar dje nga Lëvizja Vetëvendosje, janë lënduar 21 persona, 15 policë dhe 6 protestues.