E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga shkon në Slloveni

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 19:19

Presidentja Afitete Jahjaga do të vizitojë në fillim të javës së ardhshme Republikën e Sllovenisë, me ftesë të homologut të saj slloven Danillo Türk.

”Gjatë vizitës dyditore, Jahjaga do të bisedojë me mikpritësit e saj për bashkëpunimin bilateral politik dhe ekonomik, si dhe për çështje rajonale”, thuhet në komunikatën e presidencës sllovene.

Ndër temat e bisedimeve që do t’i zhvillojë Jahjaga në Lubjanë do të jetë edhe dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit, perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, si dhe prania e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, presidentja e Kosovës do të takohet e bisedojë edhe me kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Pavel Gantar, si dhe me kryeministrin Borut Pahor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›