Jaho Mulosmani, sot sërish përpara drejtësisë
Autori i Lajmit: red.
Sot do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Jaho Mulosmanin. I akuzuari për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, do të rigjykohet për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në qytetin e Tropojës. Gjykata e Tiranës ka marrë për rigjykim çështjen penale në ngarkim të Jaho Mulosmanit, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasve Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurti, në vitin 1999 në Tropojë. Çështja në fjalë ndaj Mulosmanit, i cili vuan dënimin me burg të përjetshëm, si një nga autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, më 12 shtator të vitit 1998 në Tiranë, është regjistruar në gjykatë dhe do të shqyrtohet nga një trup gjykues, që do të drejtohet nga Petrit Çomo. Vendimi për rigjykimin e çështjes në ngarkim të Mulosmanit është marrë pak kohë më parë nga Gjykata e Lartë, e cila vërejti shkelje procedurale të kryera gjatë shqyrtimit të saj në shkallët më të ulëta të gjyqësorit. Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas ajo e Apelit, e kishin shpallur fajtor dhe dënuar me burg përjetë Jaho Mulosmanin për vrasjen me armë zjarri të shtetasve Bislim Hyka dhe Isuf Bashkurtit në vitin 1999 në qendër të Bajram Currit. Sipas të dhënave hetimore, ngjarja e rëndë kishte për motive hakmarrjen.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009