“Më 28 qershor, Rama do të jetë turpi i Shqipërisë dhe Evropës”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Berisha sulmon Ramën
Kreu i qeverisë Sali Berisha në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”, ka vizituar komunën e Voskopit, në Korçë, për të përuruar fillimin e punimeve të rrugës së Voskopojës. Kryeministri ka akuzuar shefin e opozitës dhe kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama se nëse nuk do të kandidojë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme do të jetë një turp, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Evropën. Berisha në fjalën e tij përpara të pranishëmve bëri një ekspoze të reformave dhe arritjeve të qeverisë së tij në këto katër vite. Berisha në fjalën e tij nënvizoi se: “i kërkoj zotit Rama të dalë në krye të partisë, se rregulli qytetar kërkon që fushata të jetë simetrike, që të dy palët të kenë liderët e tyre, të mos bëjë gabimin fatal ta lësh fushën bosh, sepse do të jesh një turp, jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë Evropën. Ki kurajën, merr guximin shkëputu nga lejet e ndërtimit, dil në shesh, të dalim me alternativa dhe tu themi shqiptarëve se çfarë do të bëjmë ne në katër vitet që vijnë. Në konferencën e tij, u thoshte grave të reja se do tua bëjë lejen e lindjes 1 vit, ndërkohë që e kemi bërë që në vitin 1993. Nuk ka faj se nuk e di se çbën. Premtonte sot 197 mijë vende pune, por a mbani mend Fatos Nanon me premtimin për 200 mijë vendet e punës. Në këtë fushatë nuk kam ndërmend të merrem me të, ndaj të ecim së bashku, të marrim kartat e identitetit , të ndërtojmë rrugët, urat shkollat, ujësjellësit ,të zhvillojmë fermat tona, universitetet tona. Nuk kemi qenë kurrë ndonjëherë në këtë lartësi që jemi sot”, tha Kryeministri.
Premtimet
Më tej ai iu referua dhe premtimeve të mbajtura në këtë mandat katër vjeçar nga qeveria e tij duke thënë se: “Qeveria ime këto 4 vite, por edhe katër vitet e ardhshme , dhe në 4 vitet e tjera përtej këtyre, sa të qëndrojë në pushtet në programin dhe agjendën e saj do të ketë vetëm interesat tuaja fisnike. Unë ju jap fjalën se ne i kemi mbrojtur dhe do ti mbrojmë me vendosmëri prodhimet tuaja, por kërkoj mençurinë tuaj. Të ndiqni çmimet e bursës, sepse ne jemi një vendi i hapur, megjithatë ne do tu mbrojmë. Por jo të merrni cmimet në dogana, pasi kjo ju dëmton. Këto katër vite besoj se të gjithë jemi dakord e kemi ndryshuar Shqipërinë dhe po vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi ndryshuar atë sepse pasi shembëm murin e krimit të dhe të korrupsionit, ia përmirësuam asaj imazhin dhe bëmë që të pranohet në NATO. Sepse me reforma të thella së bashku, me punë e mund dhe me djersë bëmë që 27 vende të BE në një kohë rekord të votojnë dhe firmosin MSA-në me Shqipërinë, bëmë që 27 vende të BE në kohë rekord, të pranojnë kërkesën tonë për anëtarësim të plotë në BE. Unë ju jap fjalën e nderit, se vitin e parë, të mandatit të dytë, do të lëvizni pa viza në tërë Evropën si qytetarë të mirë të saj. Ne kemi ndryshuar dhe po e ndryshojmë Shqipërinë sepse katër vitet më parë, kemi premtuar se fëmijët do ti vendosim të parët dhe këto katër vite ne kemi rindërtuar apo ndërtuar nga e para 1012 shkolla nga 2000 që janë gjithsej në Shqipëri, kemi dyfishuar buxhetin për fëmijët tanë ,kemi dyfishuar pagat për mësuesit e tyre, kemi shtrirë internetin në të gjitha shkollat e fëmijëve tanë, kemi hapur dyert e universiteteve dhe kemi dyfishuar numrin e studentëve. Shqipëria sot ka një sistem tjetër arsimor. Ne e kemi ndryshuar Shqipërinë, me një luftë të pamëshirshme ndaj varfërisë. Ne brenda katër viteve kemi nxjerrë mbi 400 mijë shqiptarë nga varfëria, të cilët jetonin me më pak se 1-2 dollarë në ditë. Sot këto 400 mijë jetojnë me mbi 2 dollarë në ditë. Vetëm në muajin maj me dyfishi n e pensioneve 270 mijë pensionistë në fshat që merrnin nën 2 $ në ditë, marrin më shumë se dy dollarë në ditë. Ju jap fjalën e nderit atyre se do të kapim pensionet e qytetit”, tha Berisha.
Vota e 28 qershorit
Në përfundim kreu i qeverisë i ka bërë thirrje banorëve të Voskopit duke thënë se: “uroj të rikthejmë 92-in në 28 qershor dhe për këtë kemi një mijë arsye. Të ngrihemi në lartësinë e vitit 92. Ne ishim burrat dhe gratë që donim NATO-n , ne sot jemi në NATO. Ne ishim burrat dhe gratë që donim BE-në. Ne sot kemi aplikuar për anëtar në BE. Ne ishim burrat dhe gratë që donim të lëviznim të lirë në Evropë, gjë të cilën ne, brenda vitit të parë të mandatit të dytë do ta bëjmë realitet. Ndaj le të bashkohemi rreth interesave tona fisnike, rreth qëllimeve tona të mëdha , qëllimeve më të mira, për veten tonë, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Le ti lëmë opozitës bilbilat, boritë dhe mashtrimet”, përfundoi kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009