Justina Aliaj, femra marramendëse e poezive të mia
Autori i Lajmit: Koço Pihoni
Pasaporta e poetit
Disa nga arritjet më kryesore në fushën poetike
Botime poetike
“Shiu lexon trishtimin tim”
“Mëngjes dhe pak natë”
“Xhindet kërcejnë polka “
“Gurët zbardhin natën “
“Shtëpia ime rrotullon qiellin “
Çmimet më kryesore :
1996 çmim ndërkombëtar për poezinë në Itali , Milano
1997 çmim ndërkombëtar për poezinë në Francë
1998 fiton me konkurs përzgjedhje në antologjinë me poetë ndërkombëtarë nëRimini 2000 fiton me konkurs pjesëmarrjen në antologjinë e poezisë kontemporane në Indi
2000 botohet në Bukuresht, në gjuhën rumune , vëllimin poetik “Shtëpia ime rrotullon qiellin “
2002 çmim special ndërkombëtar, me poezinë kushtuar nënës, në Italia
2003 çmimi ndërkombëtar në takimin poetik me poetë nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia 2003 i akordohet nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës ”Pena e argjendtë “për vëllimin “Gurët zbardhin natën“, shpallur libri më i mirë në poezi për vitin 2002
2005 për krijimtarinë e veçantë poetike Këshilli Bashkiak Pogradec i akordoititullin “Qytetar Nderi“ i Pogradecit
2006 çmim në takimin poetik ndërkombëtar në Shkup, Maqedoni
2007 çmim në takimin ndërkombëtar poetik “Dita e Verës“ në Elbasan 2008 çmimin “Lasgush Poradeci” në takimin e vjeshtës Korçë, Organizon e drejton takimin poetik ndërkombëtar “Vjesha në Pogradec”
Disa veçanti të poetit
Adhuron detin.
Mban të gjithë krijimtarinë përmendsh.
Email: pojanaku @ yahoo.com
Dhimitër Petraq Pojanaku, ka lindur në Pogradec, më 28 gusht 1956, ka mbaruar fakultetin politiko- juridik në UT, dega Drejtësi. Eshtë një nga poetët e njohur të vendit e më gjerë. Ka fituar shumë çmime poetike kombëtare e ndërkombëtare
Për poezinë e tij të veçantë në vitin 2005 Këshilli Bashkiak Pogradec i ka dhënë titullin “Qytetar nderi i qytetit të Pogradecit“
Cila është gjeneza e poetit Pojanaku, cilët janë të parët e tu, me se janë marrë e çfarë ka trashëguar poeti nga të parët e tij ? Në kohët e para do të kishin pyetur: “Nga vjen, o trim?”
Nuk e di sa trim do të isha në kohën e luftës, dyshoj tepër, por sot më pëlqen të jem “këngëtar i së mirës, paqes.
Jam bir i Petraqit të Miti Pojanakut, gjyshi, Miti ka qenë me profesion sheqerxhi, mbase prej tij kam trashëguar ëmbëlsinë që me thonë se derdha pa kursim në vargje.
Babai ka pasur për mjeshtëri furrtar, bënte bukë, “me miell veç të situr”, bukën aq të dashur për çdo vatër shqiptare. Gjyshja ime nga babai quhej Athina, ndoshta prej saj kam marrë “muzën“ nga perënditë greke. Athinaja e donte shumë Tushemishtin, rrinte atje me javë pranë burimeve me ujëra të kulluara, ku besoj se do të kem marrë kthjelltësinë e poezisë sime.
Nga nëna ime, Erifili, gjyshja quhej Polikseni, prej saj kam mësuar që kërthi gjithë përrallat e botës. Gjyshja e nënës nga nëna, është quajtur Sandra, ishte bijë nga Kyçykët nga ky fis mbasi kam të trashëguar gjenin për të shkruar, këtu dua të kujtoj Petraq Kyçykun, dajën tim që ka shkruar herët, vdiq aq i ri!
Poet, je djalë i mëhallës më të vjetër të qytetit, asaj të Toplecit, Ç është për ju të qenët nga kjo mëhallë që ka marrë emrin e këtij burimi shekullor?
Mua më duhet t ju kujtoj folkun popullor që përdoret, si fjala vjen, kur shikohej një vajzë e bukur, e hijshme thuhet: Ç është ai djep që e ka tundur, në ç çezmë ka pirë ujë ?! Për mua Topleci është një vend burim ujor i lashtë sa jeta, rrjedh ai burim pandërprerë ashtu rrjedh gjaku në dejet e jetës. Pranë Toplecit si ju kanë jetuar e patjetër pirë ujë Lasgushi, Mitrushi, Kyçyku, këngëtarja e talentuar Roza Dhami, gjeneral Todi Naço, dhe ju poet, o trim! S`të duket “Topleci yt“, ku uji hidhet në gogla e sepse më kujton titullin intrigues të librit tuaj “Xhindet kërcejnë“ apo mos është diçka më shumë që të ngjasojë me rrotullimin e botës, ku Topleci është “dielli e planetet ku njerëzit e mëdhenj kanë pirë ujë e do pinë vazhdimisht?! “
Nuk ju nderpreva se më hutuat me thjeshtësinë e pyetjes suaj. Më befasuat me gjetjet për Toplecin, ku fëmijë mund të kem rënë disa herë në ujërat e tij, çka do ketë qenë më shumë se bekim. Ju më pyetët e ndoshta nuk u përmbajtët nga dashuria për Toplecin duke u vetëpërgjigjur aq natyrshëm e me nëntekst, sa unë s`do dijë e s`do mundja ta bëja dot!
-Ç është për ju fëmijëria ?
Fëmijëria për mua nuk vdes kurrë, ajo çdo ditë zë një qoshe në zemrën time, që kurrë nuk flë, ajo jeton me mua dhe sa herë bëhet e gjallë, mua më bën dhjetë herë më të mirë!
Sa peshë e vënd zë talenti në krijimtarinë tuaj ?
Talenti, sigurisht, është i lindur, por më duhet të them se duhet shumë punë për ta ushqyer! Punoj shumë me vargun, e latoj, ndaj duket e kam të regjistruar në tru gjithë krijimtarinë time e jam gati në çdo moment të them poezi të miat, nga çfarëdo libri të kërkoni.
Kë vlerësoni ju, si krijimtarinë më të mirë tuajën.
Nuk mundet të gjej dot kush është më e mirë, mbasi gjithçka, unë e kam mbajtur dhe e mbaj në shpirtin tim, gjithçka unë e ushqej, e kam thënë, e ushqej me frymën time. Më pëlqen libri “Gurët zbardhin natën“, jo se me këtë libër jam lauruar me Penën e Argjendtë“, por sepse ai mbart në mënyrë më të plotë dhimbjen e gëzimin tim! Tërë jetën, dhimbja dhe gëzimi janë për mua Kryefjala e Kuptimi !
Kush i ka ndenjur më afër poezisë suaj, e kam fjalen para se të bëheshit i njohur ?!
Janë aq shumë sa kam frikë mos harroj dikë e do vetëlëndohem më pas. Por ata që nuk janë më duhet t i përmend. Poeti Azem Shkreli, të cilit ia dërgonte poezitë e mia në Kosovë nga Belgjika Justina Aliaj, e cila e adhuron poezinë time dhe Shkreli i botonte menjëherë në shtypin kosovar! E pëlqente poezinë time, jemi takuar në Pogradec. Ia niste poezite e botuara Justinës në Belgjikë, Justina linte mbi to autografe marramendëse dhe m`i dërgonte në Shqipëri.
Eh, sikur të kish që atëherë avionin Tiranë – Prishtinë!
Por më shumë afër i kanë ndenjur poezisë sime njerëzit e qytetit tim. Të njohur e të panjohur që në fillesat e mia e deri sot më pyesin: Ç`kemi poet? Ndonjë varg të ri?!
Ç`shtysë tjetër më fatlume se kaq mund të marrë krijuesi?!
Ç është për ju arti i pikturës, a kini hobi gjuetinë, po kuzhinën!
Gjithnjë më kanë thënë se poezia ime është si pikturë, që rrallë e realizojnë piktorët, në fillim ky mendim më është dukur si lajkë e ëmbël, por sa vjen e më duket më se e vërtetë...Më pyete për gjuetinë? Sa do të më pëlqente të isha në ndonjë oborr mbretëror, të isha me mbretin, mbretëreshën, me shpurën për gjah, me zilka e daullka.
Nuk do të doja të shkoja si poet i oborrit, do të doja të isha gjahtar i zoti e mbretëresha të më lidhte shallin e saj vjollcë në grykën e armës.
Kuzhinën e dua shumë, sidomos në çaste stresi, depresioni, përgatis ca biftekë të rrallë të servirur me piperka e domate, saqë edhe kuzhinierët më me famë në botë do m`i kenë zili. Ndoshta, jo pa qëllim ju publikuat email-in tim, duket si ftesë për të joshur dyshuesit.
Ç mendon poeti familjen, fëmijet, flirtet, gostitë?!
Ju i renditni gjërat nën një çrregullim kaq kthjellonjës!
Poeti e do familjen, kam idhuj fëmijët! Eshtë detyrë breznore që fëmijët të bëhen gjithnjë më të mirë se prindërit.
Poetëve, krijuesve, u falen gabimet, sepse për njerëzit e jashtëzakonshëm ka kuptim çdo minutë e jetës! Njerëzit e jashtëzakonshëm e krijuesit mbledhin nektar nga jeta dhe ia kthejnë jetës në art, muzikë, poezi pikturë!
E nëse ndodhin flirte, nuk më ka pëlqyer e nuk do më pëlqente të trondisin në themel familjen, ta luhatnin pak, po, sa për ta riforcuar. E kam fjalën për familjen ku rri ende në këmbë dashuria, respekti, ndjenja njerëzore.
Nëse ju zë ndonjë dalldi e fortë dashurie, që ndodh në këto mosha si jona, atëherë, nuk di ç`mend t`i jap as vetes dhe as askujt!
Orgjitë në kuptim të ahengjeve të gjata i dua gjithnjë, sepse njerëzit e thjeshtë ruajnë përbrenda xhevahire. E kam thënë e stërthënë se jam gati të paguaj tavolinën deri në mëngjes për të zbuluar thesarin e fshehur poetik të njerëzve të thjeshtë. Atje është bukuria, atje është e mira, mirësia për mua.
Dashuritë e humbura të së shkuarës? Edhe mundet të ringjallen, sepse “Kur harrohen puthjet / Dashuria/ Thur kurora/ Me lule të vyshkura .
Ndiqni “Big Brother“ ?!
(Nënqesh) Në një mbrëmje poetike kam njohur një poet të talentuar, më duket nga fshatrat e Librazhdit. Me ka mahnitur me poezinë e tij. E takoj pas ca kohe në Tiranë. Bridhte për të “rrëmbyer“ disa minuta në ekranet e televizioneve të mëdha. Unë e dija më së miri se sa shumë është për një poet të ri, dalja në ekran, sa e ushqen, sa e nxit për t`i krijuar vepra edhe më të mëdha.
Unë jam publikur atëherë në Televizionin Publik Shqiptar, një ndër kanalet e vetme të shqiptarëve. që e preferoj edhe sot. Por ai kërkonte o Top- chanel, o s`ka!
Nuk e ndihmoja dot! Si ta ndihmoja, unë edhe për vete me zor i jam qasur atij ekrani!
Më tha se do të priste te porta të dilte banori më i famshëm nga Big Brother dhe t`i përgjërohej për të fituar ndërhyrjen e tij.
M`u duk zgjidhje e zgjuar.
E urova dhe u largova i dëshpëruar.
Një miqësi çfarë do ua prishte ?!
Pabesia, egoja e sëmurë, deliri pa kufi i madhështisë, kopracia përtej caqeve..
Zemërvogëlsia - kam pasur ca miq në Tiranë që sot rrinë nëpër studiot televizive më shumë se në shtëpi. Në biseda tavolinash, ngrenë në qiell poezinë time, në ekrane televizive heshtin. Njerëz të çuditshëm!
Tek njerëzit e panjohur nuk më pëlqejnë “rrëmimet“ që i bëjnë jetës së të tjerëve, më ngjajnë me brejtësit. Kur e bëjnë këtë femrat, e, ka pak lezet, por kur e bëjnë meshkujt, shëmtia nuk ka kufi.
Ç`ka nëpër duar poeti?
Kam në duar një libër të ri, kam ndërruar disa herë titullin si “Honet vdesin në qiell“ dhe “Macet e Zeza“. Ende jam në dyshim, a do t u sjell adhuruesave të mi diçka të re ? Kur ky dyshim të më shkojë, kur të jem i sigurt në veten time, atëherë lexuesi do të ketë një libër të ri. Dua të jem një krijues që dua të botoj vetëm atëherë kur të kem se ç të them. Kjo është fuqia e çdo artisti.
Ky libër besoj të dalë brenda vitit 2010.
Ç janë varrezat për poetin, cili do të ishte epitafi juaj ?!
Përse më ngacmon atje ku mua më dhemb më shumë. Tek varrezat kam një pjesë të të dashurve të jetës sime, kam aq njerëz atje, sa më duket se më thërrasin, po unë mendoj se u duhem me tepër njerëzve mbi tokë edhe ata, të ndjerët e mi të shtrenjtë, le të më falin për ca kohë.
Doni epitafin tim që do më pëlqente mbi varrin tim ?!
Po nuk e kapa në gjallje/Nepërkën/Famë/ Që brejtja miushe/ Mos shkatërrojë varrin tim/Shkruani gënjeshtrën /Shkoi mbytur në shkëlqim!
Ju falënderoj për këtë intervistë, këtu në këtë tavernë në Pogradec. Unë besoj që dhe kjo intervistë do të bëjë si poezia juaj, xhiron e Botës!
Se dija që me vete më paske sjellë edhe qilimin fluturues ! Tani le të ndodhë
magjia! E kujt nuk i pëlqen të fluturojë ?!
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009