E Diel, 1 Nëntor 2026

Jak Ndokaj: “Partitë politike të nënshkruajnë Kodin e Etikës në fushatë”



Kandidati i PDK-së, Jak Ndokaj, u ka bërë thirrje partive politike që të nënshkruajnë Kodin e Etikës në këtë fushatë zgjedhore. Gjatë një deklarate për shtyp, Ndokaj, në emër të PDK-së, dënoi aktin e vrasjes së një simpatizanti dhe i bëri thirrje policisë të mos bëjë deklarime politike. “Nisur nga ky rast, Partia Demokristiane u bën thirrje dy partive të mëdha, PD-së dhe PS-së, t’i japin fund gjuhës së urrejtjes. Fushata elektorale duhet të jetë vërtet konkurruese, me programe të qarta dhe jo me armiqësi dhe shkelje të Kodit të Etikës. Tashmë ka ardhur momenti të respektojmë Kodin e Sjelljes dhe praktikave të miratuara nga Komisioni i Venecias. Partia Demokristiane dallon nga partitë e tjera sepse gjatë gjithë fushatës asnjë pjesëtar dhe simpatizant nuk është përfshirë në ngjarje të tilla të rënda. Në emër të Partisë Demokristiane u bëj thirrje publike të gjithë kryetarëve të partive politike dhe sidomos kryesuesve të listave elektorale të qarkut Tiranë, për nënshkrimin së bashku të Kodit të Etikës, një dokument me vlera morale për angazhimet tona në fushatën elektorale”, - është shprehur Ndokaj.

15 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›