Kaka: “Me Ronaldon fitojmë të gjitha trofetë”
Ylli brazilian: “Jam i lumtur për Kristianon, do ta ndihmojë Realin”. Trajneri i “Seleçaos”: “Megjithatë, sezoni i ardhshëm i përket Kakasë”
Rikardo Kaka shprehu kënaqësinë e tij për blerjen e Kristiano Ronaldo nga Reali i Madridit. “Jam i lumtur për blerjen e tij. Do ta ndihmojë Realin për të luftuar për të gjithë trofetë”, - u shpreh braziliani për gazetën spanjolle “As”. Për gazetën sportive iberike nuk ka asnjë dyshim se ajo Kristiano Ronaldos, mund të konsiderohet si “blerja e shekullit”. Jashtëklasi portugeze i veshur me “bluzë të bardhë” ishte në qendër të kopertinës së gazetës, që thekson se “ky është një tërmet planetar i provokuar nga kontrata yjesh”. Pas Rikardo Kakasë Kristiano Ronaldo është blerja e dytë e madhe në harkun e katër ditëve e Realit të Madridit, teksa klubi madrilen i udhëhequr nga presidenti Florentino Perez, është duke ndërtuar skuadrën “Galactios II”. Mançester Junaitid pranoi ofertë prej 80 milionë sterlinash (rreth 94 milionë euro), që vendosi edhe një rekord absolut botëror për shumën e paguar për transferimin e një lojtari. Vetë ish-futbollisti i Milanit, Rikardo Kaka u shit për 67.2 milionë euro te Reali i Madridit. Braziliani firmosi një kontratë 6-vjeçare dhe do të fitojë 9 milionë euro neto në sezon. Duket një shpenzim i jashtëzakonshëm i presidentit Florentino Perez, por transferimi i brazilianit Kaka do të prodhojë një përfitim prej rreth 75 milionë euro në vit për Realin e Madridit.
Superyjet bashkë
Të gjithë tifozët e futbollit - edhe ata të Barcelonës - me siguri që po mendojnë se si do të luajë Reali i Madridit sezonin e ardhshëm dhe, ajo që është më e rëndësishme - a do të luajnë dot bashkë Kaka dhe Ronaldo. Të dy kanë një talent të padiskutueshëm dhe e kanë vërtetuar vlerën e tyre. Dhe nëse Perez do të realizojë edhe synimet e tij të tjera, me Kakanë, Ronaldon, Riberinë dhe Vijën, ndoshta skuadra s'do ta ketë problem të pësojë një ose dy gola për ndeshje. Por nuk është i këtij mendimit Arrigo Saki, ish-trajner i Milanit të madh, i cili diti të organizojë një skuadër me yje si Van Basten, Gulit dhe Rajkard. "Teknikisht dhe fizikisht ata janë të jashtëzakonshëm", tha italiani. "Nuk e diskuton njeri këtë pikë. Por të gjithë e dinë sa vendimtar është ambienti, loja e skuadrës dhe motivimet për të shumëfishuar apo pakësuar cilësitë e individëve. Futbolli është lojë skuadre dhe kjo nuk blihet, por ndërtohet me ide, harmoni, punë dhe përkushtim".
“Ia vlenin paratë”
Trajneri i Brazilit, Karlos Dunga, deklaroi se nëse Reali i Madridit është gati të shpenzojë 94 milionë euro për Kristiano Ronaldon, do të thotë se portugezi vlen aq para. Kryetekniku i “Seleçaos” dha mendimin e tij për trasnferimin më të kushtushëm në historinë e futbollit. Sipas Dungës, megithatë sezoni i ardhshëm do t’i përkasë Kakasë, pasi braziliani do të rikthehet për të qenë lojtari më i fortë në botë. “Nuk ëshë e nevojshme të flas për të, të gjithë e njohin. Kaka është një person e madh dhe një futbollist i madh dhe Reali ka bërë një biznes të mirë që e ka blerë”. Reali i Madridit është gjithashtu i lidhur me Ksabi Alonson e Liverpulit, David Vijën e Valencias dhe Frenk Riberinë.
Perez: “Nuk falimentojmë, gjenerojmë 400 milionë euro”
Reali i Madridit ishte klubi më i pasur në botë për sa i përket të ardhurave të vitit 2008, duke e lënë pas Mançester Junaitedin me 40 milionë euro. Por 1/3-a e të ardhurave të Realit vjen nga ana e të drejtave televizive, pasi klubi spanjoll përfiton nga bisedimet individuale e kontratave për transmetimin e ndeshjeve. Kjo do të thotë që Reali dhe Barcelona përfitojnë thuajse gjysmën e parave që shpenzohen nga televizionet, ndërsa pjesa tjetër duhet të ndahet mes 18 klubeve të tjera të kategorisë së parë. Pra, vetëm për sezonin e kaluar, Reali përfitoi 140 milionë euro nga të drejtat e transmetimit, çka e bën jo vetëm më të pasur se klubet e tjera spanjolle, bashkë me Barcelonën, por i jep një avantazh jo të vogël edhe në krahasim me kundërshtarët e tjerë europianë. Një sistem i veçantë - Reali i Madridit është i ndërtuar si një lloj trusti, jo si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara. Mund të ketë disa borxhe, por vetëm një i çmendur mund t'i pretendojë ato, duke rrezikuar izolim politik dhe shoqëror. Klubi ka gjithashtu avantazhin se e ka në pronësi të tij stadiumin, jo si kundërshtarët në Serinë A, dhe fitoi 96 milionë euro nga të ardhurat e biletave për sezonin 2007 08. Për më tepër që statusi i Realit si shoqëri jofitimprurëse, bën që presidenti i zgjedhur për një afat të caktuar, të depozitojë në arkat e klubit 15% të gjithë buxhetit. Një dekadë më parë u blenë Figo dhe Zidan, respektivisht për 61,4 dhe 71,6 milionë euro, çka tregon se nuk ka pasur kurrë kufizime për Perezin dhe Realin e Madridit. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, këmbëngul që klubi i tij nuk do të zhytet në borxhe pas blerjes së Kakasë dhe Kristiano Ronaldos. Perez madje deklaroi që Reali do të fitone edhe shumë para të tjera në një periudhë afat-gjatë prej këtyre lëvizjeve. Por edhe për njeriun që një dekadë më parë, ishte truri që mori në "Bernabeu" Zinedin Zidanin dhe Luis Figon, gjatë periudhës së parë si president, kjo javë ka qenë e jashtëzakonshme. Pasi i pagoi Mianit 65 milionë euro për Kakanë të hënën, Mançester Junaitedi ka pranuar ofertën e Realit prej 96 milionë eurosh për Ronaldon dhe ai duhet të firmosë shumë shpejt kontratën personale. Megjithatë, shumat e mëdha të parave që po shpenzohen, pasi mendohet që po këtë verë do të vijë edhe David Vija nga Valencia, ka bërë që njerëzit të pysin se nga dalin. Perez thekson se të gjitha paratë vijnë nga brenda klubit dhe madje realizimi i këtyre shpenzimeve mund të rrisë të ardhurat më vonë. "Përkundrazi, ne mendojmë se mund t'i përmirësojmë bilancet tona duke synuar tre pika kyçe", tha Perez. "Do të rrisim shitjen e biletave, do të rrisim huatë e marra nga bankat dhe do të rrisim vlerën ekonomike të klubit. Paratë janë ekskluzivisht të klubit dhe jo të miat. Reali i Madridit gjeneron çdo vit 400 milionë euro, si pasojë e tre burimeve kryesore të ardhurash: nga shitjet e biletave, të drejtat televizive, dhe nga puna e marketingut".
Blater: “Ronaldo është Pikaso i futbollit!”
Sep Blater ka dalë në mbështetje të lëvizjes së Ronaldos nga Mançesteri te Reali i Madridit duke thënë: "Ai është Pikaso i futbollit!". Presidenti i FIFA-s thekson : “Futbollit i duhen lojtarë si Ronaldo. Gati dhjetë vjet më parë, Luis Figo shkoi nga Barcelona te Reali i Madridit për 60 milionë euro. Në të njëjtën kohë një pikturë e Pikasos u shit për trefishin e asaj shume në një muze të Londrës. Por ata që e blenë e fshehën dhe askush nuk mundi ta shihte më këtë vepër arti. Ndërsa futbollistët janë kudo dhe të gjithë mund t'i shohin. Ata janë të gjithë yje. Nuk mund të thuhet se janë shumë para, sepse duhet ta krahasosh me ambientin që të rrethon. Çfarë janë sot 96 milionë euro? Ai ka luajtur mjaft mirë dhe i argëton njerëzit, kështu që duhet t'i shijojmë ndeshjet e tij".
Runi në kërkim të madhështisë
Largimi i Kristiano Ronaldos nga Mançesteri mund të jetë lëvizja e duhur për t'i hapur rrugët e madhështisë Uejn Runit. Kohët e fundit sulmuesi anglez ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij pasi i është thënë të luajë në krah të majtë për t'i lënë vendin Ronaldos në qendër. Rasti i fundit ishte finalja e Champions League. Pa portugezin për "t'i vjedhur skenën qëndrore" Runi duhet të shënojë edhe me më shumë lehtësi, ashtu siç bën me Anglinë (10 gola në 7 ndeshjet e fundit). Para ndeshjes me Kazakistanin ai tha: "Pozicioni që luaj me kombëtaren më pëqen më shumë. Nuk kam luajtur shumë atje për Mançesterin, por kjo është zgjedhje e trajnerit". Një deklaratë që mund të ketë acaruar Fergusonin, por ndoshta Runi e dinte që Ronaldo do të largohej. Dhe ky mund të jetë sezoni i duhur kur Runi të vërtetojë që është madhështor dhe ndoshta kjo e ndihmon që të shpërthejë edhe për Anglinë në Kupën e Botës 2010.
KUPA E KONFEDERATAVE
SPANJA
Është Spanja favoritja kryesore për të fituar Kupën e Konfederatave. Këtë pohoi trajneri i Brazilit, Karlos Dunga. “Në finalet e kësaj Kupe mund të arrijmë ne, Brazili, dhe Spanja, por besoj se kjo e fundit është skuadra favorite për të fituar trofeun, janë duke luajtur një futboll të madh. Por, përpara se të vijnë në ndeshjen decizive duhet të fitojnë me të gjitha skuadrat”.
ITALIA
Italia mundi 6-0 një përfaqësuese mikse të Pretorias, Tvshave XI, testi i fundit përpara fillimit të Kupës së Konfederatave. “Axurrët” shënuan nga tre gola në çdo pjesë loje. Dopjetë e Xhilardinos, i cili hyri në vendin e Tonit në minutën e 62-të. Golat e tjerë u shënuan nga Pirlo, Toni, Jakuinta dhe Kuagliearela.
MERKATO NË EUROPË
FRENK RIBERI
Bajerni i Munihur mbylli merkaton, të paktën derisa disa klube nuk dëshirojnë të bëjnë “një çmenduri” për Riberinë. Lajmi u konfirmua nga menaxheri Henës. Bavarazët beknë 7 lojtarë, midis tyre Mario Gomez, Edson Braafheid, Ivica Olic dhe Anatoli Timotchuk. Ribery ndiqet nga Reali i Madridit, Barcelona dhe
Mançester Junaitid.
SESK FABREGAS
Barcelona po këmbëngul me forcë për të sigurar shërbimet e mesfusorit të Arsenalit, Sesk Fabregas, por spanjolli i “Topçinjve” londinezë ripërsëriti se do t’i qëndrojë besnik trajnerit që e promovoi në Premier Ligë, Arsen Vengerit. “Nuk kam ndërmend aspak të largohem”, -tha kapiteni i Arsenalit për mediat britanike.
13 Qershor 2009